Rikonfigurimi, UNMIK do të reduktojë personelin
Misioni i Kombeve të Bashkuara në Kosovë paralajmëron, se brenda pak ditësh do të fillojë largimin e 70 për qind të personelit, si pasojë e ristrukturimit të UNMIK-ut, pas shpalljes së
pavarësisë dhe hyrjes në fuqi të Kushtetutës së Kosovës. Kombet e Bashkuara po planifikojnë të mbajnë në Kosovë rreth 30 për qind të personelit ndërkombëtar dhe vendor, apo rreth 600 zyrtarë, të cilët do të jenë pjesë e misionit të rikonfiguruar të UNMIK-ut. Ndërsa rreth 1400 zyrtarë të tjerë do të humbin shumë shpejt vendet e punës. Zvogëlimi i personelit të Misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë mund të fillojë që këtë javë. “Nuk mund t’ua them datën e saktë, por në ditët e ardhshme ne do të fillojmë zvogëlimin e personelit ndërkombëtar dhe atij vendor, siç parashihet me planin për rikonfigurimin e UNMIK-ut”, tha zëdhënësi i UNMIK-ut, Alexander Ivanko gjatë një prononcimi për BBC. Ai tha se shkurtime të vendeve të punës do të ketë në Departamentin e Administratës Civile, në Zyrën për Kthim dhe Komunitete dhe në disa departamente tjera, ku UNMIK-u nuk do të ketë rol në Kosovë. Por ende mbetet e paqartë nëse reduktimi i personelit të UNMIK-ut do të ndodhë edhe në pjesën veriore të Kosovës të banuar me shumicë serbe. “Nuk mund të them ende asgjë për veriun, nuk kemi vendosur për këtë”, tha Ivanko. Shkurtimi i 70 për qind të vendeve të punës në UNMIK është pjesë e planit të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Ban Ki-Moon, i cili ka dhënë dritën jeshile për zvogëlimin e rolit të UNMIK-ut në Kosovë dhe vendosjen e Misionit Evropian për Sundim të Ligjit, EULEX. Shumica e serbëve në Kosovën veriore vlerësojnë se misioni evropian është i paligjshëm në Kosovë, pa miratimin e Këshillit të Sigurimit dhe e shohin atë si implementues të pavarësisë së Kosovës.