E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sot takimi NATO-Rusi

Një takim i jashtëzakonshëm NATO-Rusi sipas të gjitha gjasave do të mbahet sot, njoftoi zëdhënësja e Aleancës Veri-atlantike. 

Takimi në nivel ambasadorësh zhvillohet me kërkesën e Rusisë, sipas së cilës çdo vendim i NATO-s duhet të merret në këshillim me Rusinë. Edhe shefja e diplomacisë së Gjeorgjisë pritet të takohet sot me zyrtarët e NATO-s në Bruksel. Rusia i trembet një ndërhyrjeje të NATO-s në territorin gjeorgjian për të mbrojtur integritetin territorial të Gjeorgjisë, pasi aleanca ka dyshuar rëndë sulmin dhe ka kërkuar shpeshherë tërheqjen e Rusisë nga territori. Gjeorgjia aspironte të bëhej pjesë e NATO-s. Tashmë ajo e rrezikon anëtarësimin. Ministri i Jashtëm italian, Franko Fratini tha se anëtarësimi i Gjeorgjisë në NATO është komplikuar.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›