Rikonfigurimi djathtas dhe majtas, përballë sulmit të dy partive të mëdha parlamentare
>Nga Besi BEKTESHI
I gjithë sistemi proporcional me efekt të lartë rajonal, u ndërtua dhe pjesërisht u sajua, q që dy partitë kryesore si PD dhe PS, të lanin njëherë e mirë hesape me parti të vogla dhe aleatë që në një shumicë rastesh, bllokonin dhe raportin e qeverisjes së tyre, kur vinin në pushtet. Praktikisht degjenerimi i maxhoritarit në një koncept të poshtër të lëvizjeve me vota nga njëra parti të tjetra, me efekt degradimin e votës së lirë dhe të pastër të hedhur, solli jo pastërtinë e pikërisht votës, por dhe mbijetesën e pastër të dy të mëdhave, me të voglat nëpër këmbë. Por praktikisht spektri politik shqiptar nga trandjet e mëdha si të PD-së dhe PS-së është një rrumpallë si majtas dhe djathtas, sepse në fund të fundit daljet apo bashkimet, janë bërë për interesa dhe pastaj janë kthyer në ideale pikërisht të interesave.
Kur është kuptuar se nuk ka ndonjë gjë të saktë dhe të ndarë në mënyrë programatike dhe kur është kuptuar se bazamenti politik dhe jetësor i përfaqësimit si djathtas dhe majtas në këtë spektër është i pa marrë vesh, dhe me ideale që nuk praktikohen, atëherë ka ardhur edhe sistemi proporcional rajonal që tenton të shënjestrojë goditjen e fundit të hedhjes së votës, duke pasur parasysh edhe individin në krye, për të rritur në mënyrë eksponenciale partitokracinë në maksimumet e saj në Shqipëri. Natyrisht që justifikimi është Dushku dhe individët që nuk i bindeshin partisë, apo më mirë të themi, kryetarit. Apo edhe individët që kishin lekë dhe partinë pastaj e gjenin ku të kishin dëshirë dhe interesa ato.
Nga do që të hedhësh sytë dhe mbash veshët, përsëri edhe me konceptime sistemesh, mbetet e njëjta gjë në Shqipëri që është se demokracinë të gjithë e dinë si lopë që shërben kur merr pushtetin, dhe që të gjithë qumështin e saj e duan vetëm ato që kanë pikërisht këtë pushtet dhe lopën pronë të tyre. Në këtë pikë shpik apo transformo-sisteme sa të duash, qëllimi final, së paku për një klasë politike të një mentaliteti të tillë, nuk përbën ndonjë diferencë për njerëzit poshtë, sepse lopa nuk është për to. Nejse!! Tashmë duket se po i vjen koha një rikonfigurimi djathtas dhe majtas të atyre që janë përfaqësuar si në pushtet dhe opozitë, dhe që janë brenda kësaj legjislature. U kuptua qartë se të vegjlit po nuk u bashkuan, nuk do të mund të mbijetojnë përballë trysnisë së PD-së dhe PS-së që kanë mjetet, votat dhe njerëzit, për të akumuluar gjithçka. Dje u arrit të krijohet dhe të deklarohet edhe Poli i Lirisë në bashkim dhe nën frymëzimin italian me të njëjtin emër në Itali. Në qoftë se majtas ka rebelë dhe iniciatorë që janë përballur ashpër edhe me PS-në apo Ramën vetë, si për shembull LSI-ja e Metës dhe tanimë PS-91 i Koçit, u duk se djathtas nuk do të kishte se kush të ballafaqohej me Berishën. Ishte e qartë se ka kundërshtarë brenda një koncepti të së qenit djathtas, por nuk kuptohej se kur dhe si do të formohej një e djathtë, e cila tenton të lërë PD-në më majtas. Kryesisht nga që ish komunistët kanë pasur dhe kanë akses të madh në dy partitë e mëdha si PD dhe PS, një e djathtë tradicionale ka pasur gjithmonë kundërshtarë. E para se si Balli dhe Legaliteti janë emergjinalizuar nga PD-ja dhe patjetër që janë sabotuar se herë që i është dhënë rasti nga PS-ja. Por kundërshtare e vërtetë e të djathtave të dikurshme ka qenë dhe do të jetë vetë PD. Ajo nuk do të ishte, në qoftë se dy partitë më të vjetra në Shqipëri (mbas tyre vjen PKSH-ja), të kishin njerëz dhe ideale të zbatuara. Por PKSH-ja tashmë ka zënë vend kudo e më bazament ka në PD dhe PS dhe e treta e cila dikur i pushkatonte dhe i internonte, nuk mund të lejonte që mbas vitit 1990-91-92 të tilla parti origjinale të vjetra të prosperonin. Mëma parti e Enver Hoxhës ishte me pushtetin e gjatë të diktaturës dhe që kishte lëshuar tentakula në dy partitë e mëdha, por e në shumë të tjera përreth tyre. Të fuqishëm atëherë dhe të fortë tani si në pushtet dhe financa, por edhe ideologji, as që bëhej fjalë që një e djathtë tradicionale të merrte ngritjen e saj normale në Shqipëri. Po, kjo e djathtë kishte disa njerëz të përfaqësuar në vetë PD-në e cila ishte dhe do të mbetet parti e zotit Berisha e që duhet thënë se pa të në krye, e ka të vështirë të mbijetojë nga që nuk di se çfarë bazamenti ka, dhe se çfarë bazamenti dhe tradicioni përfaqëson. Nuk e di nga që është një bashkim njerëzish që nisin nga ekstremi i majtë dhe vazhdojnë në atë të djathtë, duke ndërruar shpesh herë edhe origjinat. Bie fjala, duke pasur brenda njerëz me të kaluar stërkomuniste ulërasin si të ishin aristokratë perëndimore dhe duke pasur origjinë antikomuniste, detyrohen të sillen si të ishin social demokratë. Hajde merre vesh këtë lloj amalgame dhe është tepër i fortë Berisha që ju paloset sipër duke i kthyer në Berishiane, sepse përndryshe po të ishin vetëm, nuk do të shkonte një ditë dhe do të ishte bërë një spektër ngjyrash dhe koloresh, që do ta kishte zili edhe Edi Rama, që është një nga përdoruesit më të lartë të ngjyrave në fasada. Majtas tani në krye të PS-së është një ish admirator i fillimit të PD-së dhe antikomunist që në fakt më tepër është marrë me antiberishizëm dikur, se sa me idealet e social-demokracisë të cilat kanë munguar në PS. Aty do të mblidhen si PS-ja dhe PSD-ja, por edhe SPD-ja dhe mungon PAA-ja e Xhuvelit, e cila mund të konsiderohet e djathtë e Berishës. Natyrisht është edhe G-99-ta e Veliajt që në fakt është më e besueshme për Ramën sa të tjerat më sipër. Interesante e gjitha kjo. Po, por ky është grupimi majtas. Natyrisht që është edhe LSI-ja që ka bazament të majtë të plotë dhe po ashtu edhe PS-91 që edhe ajo është në këtë vijë veprimi. Pra kemi PS-në dhe grupimin e saj, dhe LSI-në dhe po ashtu grupimin e saj me PS-91 në qoftë se shkon puna të jenë bashkë vërtetësisht. Praktikisht, e majta është rikonfiguruar dhe ka edhe një luftë mes vetes për të bërë. Nuk do të mbetesh jashtë kësaj skeme edhe e djathta. Tanimë kemi PD-në dhe Republikanët pa përmendur edhe PDR-në e shkrirë në PD dhe PLL-në e Spahisë që natyrisht do të ketë pjesën e vet më tepër në dy individë. Por me Polin e Lirisë do të përfitojmë edhe lirinë e të qenit jo vetëm me një të djathtë që konsiderohet PD-ja. Kuptohet se PDK-ja e Ndokës ( PDK-ja e Gurakuqit është një rikonfigurim demokristian i PD-së), Lëvizja për Zhvillim Kombëtar e Dashamir Shehit dhe partia e re e Ngjelës e quajtur Ligj e Drejtësi do të përbëjnë tani spektrin e ri djathtas në Shqipëri. Pra kemi një katërshe grupimesh politike, që me sa duket do të jetë dhe rikonfiguracioni proporcional dhe politik në Shqipëri. Po, por beteja me sa duket nuk ka për të qënë e ashpër midis PD-së dhe PS-së të cilat praktikisht janë bashkëpunëtore të një sistemi me të cilin jo vetëm duan të kalojnë klasën për zgjedhje të ndershme dhe të lira, por edhe të kalojnë klasën si krijim të dy partitizmit qeverisës në Shqipëri. Ky është në fakt edhe targeti i tyre. Në fakt se LSI-ja dhe PS-91 në të majtë dhe krijimi këto ditë i Polit të Lirisë në të djathtë ku mund të futen edhe Balli apo dikush tjetër, do të jenë përsëri një kundërpozicion i dy të mëdhave në krahët respektivë. Që ka të mërzitur në të dy krahët si me Berishën dhe me Ramën, kjo nuk diskutohet, por në se këto të mërzitur do të shkojnë në dyshen më poshtë të dyshes së madhe PD dhe PS, kjo është për tu diskutuar. Atmosfera nuk është e ndezur, sepse vetë mënyra e të bërit opozitë dhe asaj të të bërit pozitë, nuk lejon ballafaqim serioz dhe të dukshëm në sy të njerëzve. Aty në këtë dyshe janë pushtetet, janë televizionet dhe një pjesë e madhe e mediave. Aty në dyshen e parë janë financat dhe kulti i interesit pushtetëror. Në dyshen PD dhe PS janë edhe njerëzit e procesit inoksitabël të personave drejtues të një kohe të gjatë. Po ashtu në këtë dyshe janë edhe interesat e padukshme politike dhe financiare që në fakt janë më të rëndësishmet, për të luajtur balanca. Sot me partitokracinë dhe forcën e madhe që kanë marrë si sistem dhe kod, Berisha me Ramën as që diskutohet që në listat do të kenë prodhim direkt të zyrave të tyre. Në këtë mënyrë pa u shpallur mirë listat ose më saktë afër shpalljes së tyre, do të ketë të pa