E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kukes mungesa e konvikteve rrit qirane e apartamenteve

Mungesa e ambjenteve për studentët në Kukës, rrit në mënyrë të befasishme qiratë e apartamenteve në këtë qytet. Para çeljes së Filialit të Universitetit të Tiranës në Kukës, tre vjet më parë, qiraja e banesave ishte 6 mijë lekë, ndërsa tani ajo ka shkuar në 25 mijë lekë.

Konvikti mund të akomodojë vetëm 70 studentë, ndërsa rreth 630 të tjerë janë të detyruar të strehohen me qira. Për studentët këto shifra janë jo vetëm të papërballueshme por edhe banesat që iu ofrohen nuk kanë as kushtet më minimale për jetesën e përditshme.

Këtë vit, Filialit të Kukësit i janë shtuar edhe 250 studentë të rinj të cilët janë të detyruar të ndajnë qeranë ndërmjet 4 apo 5 personave pasi 25 mijë lekëshit të qirasë i shtohet edhe tarifa e dritave dhe ujit. Nëpër ambjente shtetërore deri tani janë akomoduar vetëm 70 studentë nga 700 që është numri i të rinjve që ndjekin studimet në universitetin e Kuksit.

Për strehimin e studentëve u morën nga Filiali edhe disa ambjente të konviktit të Gjimnazit “Havzi Nela”; gjë që vështirësoi strehimin edhe për nxënësit konviktorë të kësaj shkolle të mesme. Por edhe kjo nuk i dha zgjidhje strehimit të studentëve duke lënë të vetmen rrugëzgjidhje shtëpinë me qera.

Flutura Tota

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›