Topalli ne Ceki Opozita praktike bllokuese per integrimin

Në vizitën e dytë zyrtare në Pragë, Çeki, Kryetarja e Parlamentit Jozefina Topalli akuzoi opozitën se po përdor një praktikë bllokuese për integrimin e vendit. Kryeparlamentarja Topalli u takua me homologën e saj çeke, Mirosllava Nemcova dhe sekretarin e Shtetit për çështje të BE-së, Jiri Schneider.
Duke folur për bashkëpunimin mes dy parlamenteve shqiptarë dhe çek, Topalli bëri një tablo edhe të situatës politike në vendin tonë. Sipas saj,parlamenti shqiptarë ka kaluar gjithsej 400 ligje, ndërsa vetëm 4 projektligje të cilat kërkojnë 3/5 e votave nuk janë arritur të miratohen për shkak të refuzimit të opozitës.
Kryetarja e Kuvendit theksoi se “Bojkoti dhe bllokimi nga ana e opozitës kanë dëmtuar vendin. Bojkoti është një praktikë anakronike, një praktikë e shekullit të kaluar, që bëhet për interesat personale të dikujt”. Sipas Topallit, integrimi mbetet një objektiv kombëtar dhe mazhoranca ka vullnetin e plotë të bashkëpunojë për miratimin e këtyre ligjeve.
Erjon Ajazi