Reforma Zgjedhore, Hysi: Mazhorancës i mungon vullneti
TIRANE-Opozita është e interesuar për një reformë zgjedhore të thellë dhe të matur. Por nga ana e mazhorancës mungon vullneti për kryerjen e një reforme të tillë, që është dhe një nga rekomandimet kryesore në raportin përfundimtar të OSBE –ODIHR. Kështu është shprehur deputetja e PS, Vasilika Hysi, njëkohësisht edhe negociatore e opozitës për reformën zgjedhore , në një intervistë për TVNews 24.
“Ajo që ne kemi kërkuar dhe vazhdojmë të kërkojmë është që grupi i reformës zgjedhore të fillojë sa më shpejt nga puna. Dhe përsa u përket të gjitha problemeve që kanë lindur në zgjedhjet e vitit 2009 dhe në vitin 2011 të diskutohen midis ekspertëve dhe partive politike, jo vetëm Partisë Socialiste dhe asaj Demokratike, por dhe partive të tjera. Të thirret mendimi i ekspertëve dhe konstitucionalistëve dhe në rast se ka nevojë që për cështje të caktuara duhet të merret mendimi i OSBE-ODIHR dhe Komisionit të Venecias, kjo duhet bërë. Nga ana e PD vihet re një ngurrim, cka unë do ta përktheja një mungesë vullneti për të bërë një reformë zgjedhore të plotë dhe për t’i dhënë njeherë e mirë zgjidhje fund problemeve në vitin 2009 e 2011”.
Sipas Hysit, Reforma duhet të kishte nisur me qëllim të përfundonte deri në muajin Mars.
“Ne kemi respektuar heshtjen meqë është periudhë negociatash por ajo që është kërkuar janë përmbushja e rekomandimeve të OSBE-ODIHR. E rëndësishme është se duhet të zgjidhim të gjitha problemet dhe kryesisht ato të zgjedhjeve vendore.
Dhe ajo që është shumë e rëndësishme është se ne duhet të bëjmë një reformë të plotë zgjedhore të mirëmenduar dhe aspak të nxituar dhe kjo është arsyeja që ne kemi kërkuar që kjo reformë të fillojë dhe të mbarojë deri në muajin mars”, tha Hysi në intervistën për TVNews24.
(d.b/News24/BalkanWeb)