Rikonstruktohet rruga “Korabi”
Përfundon rikonstruksioni i rrugës “Korabi”, pranë lagjes së ish– “Uzina Dinamo e Re”. Ky rikonstruksion, është pjesë e një investimi të Bashkisë së Tiranës. E veçanta e kësaj ndërhyrje është kontributi i komunitetit të zonës, i cili e priti me shumë entuziazëm përfundimin e punimeve. Gjatësia e rrugës së trajtuar është rreth 450 metra linearë, ndërsa gjerësia është 6 metra. Projekti i gjelbërimit ka përfshirë mbjelljen e 24 pemëve të llojit ligustra, ndërkohë që është bërë e mundur vendosja e stolave, duke u krijuar mundësi banorëve të kalojnë orët e tyre të lira. Rruga është pajisur me 17 ndriçues. Është ndërhyrë në sistemimin e shtresave asfaltike, kanalizimit të ujërave të zeza dhe të bardha, si dhe në ndriçimin rrugor dhe gjelbërimin e rrugës.