E Shtunë, 31 Tetor 2026

Afrimi i zgjedhjeve vendore, përplasje për rrugët në Vlorë

Replikat

Këshilltarë të djathtë në Këshillin Bashkiak të Vlorës dhe anëtarë të kryesisë së PD-së lokale kanë inspektuar dje disa akse rrugore në qytet për të pasqyruar premtimin e kryetarit të Bashkisë së Vlorës, Shpëtim Gjika, për rehabilitimin e infrastrukturës në qytet.

Ata janë ndalur në aksin që lidh lagjen “10 korriku” me rrugën Skelë-Uji i Ftohtë, pak metra larg nga Shkolla e Marinës, ku Laureta Bejkosala e Roland Tafili, këshilltarë të PD-së, kanë theksuar se kryetari i bashkisë vijon të gënjejë vlonjatët me demagogji, pasi më 1 korrik Vlora prezantohet e zhytur në gropa, pluhur e baltë, pikërisht aty ku turizmi është një nga pikat kryesore. Pas kësaj, këshilltarët e djathtë u ndalën në rrugën te plazhi i vjetër, ku vetëm pak muaj më parë protestuan banorët për mungesë të infrastrukturës.

Menjëherë pas inspektimit të të djathtëve, nënkryetari i bashkisë për çështje të infrastrukturës, Edmond Leka, doli përpara mediave, në një inspektim në rrugën “Pelivan Leskaj” në lagjen “Pavarësia” të qytetit. Ai tha se është faji i qeverisë që rrugët nuk janë përfunduar.

#

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›