E Diel, 1 Nëntor 2026

Rikrijimi i kryeveprës së Michelangelos nga kubëzat

Kryevepra e Michelangelos Dora e Zotit është rikrijuar nga 12.090 kubëza rubiku. Ekipit të artistëve iu deshtën më shumë se 400 orë për ta krijuar veprën e artistit të famshëm të Kupolës Sistine duke thyer kështu edhe rekordin botëror.

Ekipi u detyrua ta përshtas secilën kubëz rubiku me dorë me qëllim të përshtatjes së ngjyrave në këtë kryevepër, njoftoi “The Daily Telegraph”.

Josh Chalom, drejtori kreativ i studios që punoi këtë vepër tha se kjo ishte vetëm pjesa e parë e imitimit të tërë tavanit të Kupols Sistine. Me të përfunduar puna, kubëzat do të varen në një kulm, që pritet të peshojnë rreth 50 tonelata, ndërsa në këtë sipërmarrje do të përdoren 250.000 kubëza rubiku

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›