Mbreti i Kamboxhias refuzon martesën mbretërore: Jam i zënë
Kjo është një ngjarje që mund të hyjë në histori për nga numri i kërkesave për një ftesë, por mbreti i Kamboxhias nuk do të marrë pjesë në ceremoni, edhe pse ka një ftesë. Pak ditë pasi u bë publike se trashëgimtari i fronit në Shqipëri nuk është ftuar në ceremoni, një mbretëror nga Azia e largët bën çudinë. Refuzimi i tij është lajm në shumë media, që thonë se mbreti i Kamboxhias thotë se ka diçka më të rëndësishme për të bërë. Ndërkohë, është bërë e ditur se Kejt nuk do të përfshijë në premtimet e martesës fjalën bindem, njësoj siç kishte bërë edhe e ndjera princesha Diana.
