E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rikthehen “Bla Bla Bla”

Njëri prej bendeve më të njohura shqiptare, rok-bendi alternativ “Bla, Bla, Bla” nga Shkupi janë rikthyer me një album muzikorë, të cilën e kanë promovuar për Ditën e Pavarësisë së Kosovës në Prishtinë. Nga Express më 18 shkurt 2011 në ora 18:45

Bla Bla Bla janë të njohur për stilin e përzier të muzikës jazz, ethno por kanë edhe “sound punk” dhe “rok”. Ata, tashmë në treg kanë dalë me albumin e tyre të ri që titullohet "Lamtumirë", ku në njëfarë mënyre i janë kthyer muzikës së dashur që e kanë krijuar edhe në vitet e mëparshme.

Pas disa vjetësh pauzë, bendi kthehet skenës me një koncert intim për publikun e përzgjedhur, mu për Ditën e Pavarësisë.

Koncerti është mbajtur në kafiterinë “Stripdepot” , ndërsa me biletë, adhuruesit kanë fituar edhe albumin falas të bendit, që është prodhuar si ko-produksion i dy shtëpive të muzikës “Passuord Productions” dhe “Surf Productions”. Të dy këto kompani më herët kanë sjell yje të muzikës botërore në Prishtinë.

Albumi i ri shquhet me stil të muzikës që është dëgjuar më herët në karrierën e bendit, duke gjetur inspirim ne muzikën e Ballkanit por edhe trendët më të reja muzikore. Bendi planifikon koncert të mirëfilltë për publikun Kosovar diku në pranverë, ndërsa albumi i ri do të del në shitje që nga Dita e Pavarësisë.

Bendi katër anëtarësh po ashtu kanë realizuar edhe një spot, të cilin pritet që së shpejti ta lansojnë nëpër mediat kosovare.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›