E Hënë, 2 Nëntor 2026

Rikthehen Nedved e Kamoranezi

10/02/2005  

Juventus të martën ka rifilluar stërvitjen. Don Fabio dëshiron të lërë jashtë dhomave të zhveshjes polemikat që janë hapur ditë e fundit duke u përqëndruar më shumë te skuadra dhe të përgatitja e saj. Për t’u kthyer te fitorja Juventus do të mbështetet më shumë te lojtarët e krahut, mungesa e të cilëve është ndjerë shumë në ndeshjen kundër Palermos. Kundër Udinezes do të rikthehet Kamoranezi, i cili do të luajë në rolin e tij të përhershëm që do të thotë në krahun djathtë. Ndërsa në krahun tjetër do të rikthehet edhe çeku Pavel Nedved. Objektivi i bardhezinjve është kampionati, sepse në katër ndeshjet e fundit Milani ka rritur të shkurtojë shumë distancën e pikëve duke e çuar atë në dy. Por, nuk duhet harruar se së shpejti do të jetë dhe ndeshja e Ligës së Kampioneve në Madrid kundër Realit. Merengues janë duke kaluar një formë të mrekullueshe gjatë ndeshjeve të fundit që kanë zhvilluar.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›