Tre drejtorë të "Majkos", të pandehur për “Xhanin”

10/02/2005 Ekspertët: Është shkaktuar rreth 300 mijë euro dëm në buxhetin e shtetit
TIRANË –Tre titullarë të Drejtorisë së Financës në Ministrinë e Mbrojtjes, merren të pandehur nga Prokuroria, me akuzën e shpërdorimit të detyrës. Akuza e ngritur ndaj zyrtarëve të dikasterit të mbrojtjes bën fjalë për zhfrytëzimin e ambienteve të kësaj ministrie, nga presidenti i klubit të futbollit Partizani. Sipas hetimeve zyrtare, gjatë katër viteve, presidenti i Partizanit, Albert Xhani, i ka përdorur mjediset e dikasterit të Mbrojtjes pa kryer pagesën e detyrimit financiar. Gjatë këtyre katër viteve, në krye të Drejtorisë së Financës janë ndërruar tre drejtorë, ndërsa asnjëri prej tyre, sipas hetimeve, nuk është kujdesur të vinte diçka në vend për ambientet e ministrisë që përdoreshin pa asnjë përfitim financiar në arkën e institucionit. Gjatë hetimeve për këtë abuzim, Prokuroria ka vërtetuar se institucioni i Majkos, nuk kishte plotësuar asnjë dokumentacion apo kontratë për dhënien e ambienteve të saj në përdorim të presidentit të ekipit Partizani.
Dëmi financiar
Burimet nga Prokuroria e Përgjithshme, thanë dje se ekspertët kanë vlerësuar se shuma minimale e dëmit të shkaktuar gjatë katër viteve në arkën e Ministrisë së Mbrojtjes është rreth 300 mijë euro. Sipas këtyre burimeve, ekspertët kanë njësuar vlerën e qirasë së ambienteve të përdorura nga Partizani, për një afat kohe një mujor dhe më pas kanë mbledhur gjithë kohën e mbajtjes së ambienteve. Këto përllogarijte kanë mbërritur në përfundimin se, shuma e parave që nuk janë derdhur në arkën e Ministrisë së Mbrojtjes është rreth 300 mijë euro. Sipas Prokurorisë së Përgjithshme, tre drejtorët e financës të ministrisë, akuzohen për shpërdorim detyre bashkë me Albert Xhanin, presidentin e Partizanit. Burimet e akuzës qendore saktësuan se, njëri prej zyrtarëve të pandehur është drejtori aktual i financës në Ministrinë e Mbrojtjes, ndërsa të dyshuarit e tjerë janë paraardhësit në këtë post. Sipas Prokurorisë, ata kanë patur për kompetencë të vjelin detyrimin financiar për shfrytëzimin e ambienteve të ministrisë.
Akuza
Fillimisht akuza e shpërdorimit të detyrës u ngrit nga Prokuroria e Tiranës ndaj Albert Xhanit. Prej kësaj kohe, kur presidenti i Partizanit hetohej edhe për akuzën e “tjetërsimit të pasurisë”, prokurorët ishin vënë në kërkim të zyrtarëve me të cilët Xhani kishte bashkëpunuar në shpërdorimin e detyrës. Sipas ligjit dhe procedurës penale, një person privat si Albert Xhani, nuk mund të akuzohet për shpërdorim detyre, nëse nuk ekzistojnë rrethanat e bashkëpunimit në këtë vepër për zyrtarë apo punonjës të administratës shtetërore. Gjatë hetimeve të akuzës, prokurorët vunë re mungesën e dokumentacionit dhe pagesave të duhura financiare, në shfrytëzimin e ambienteve të Ministrisë së Mbrojtjes. Në këtë rast, sipas ligjit dhe ndarjes së kompetencave, drejtuesit e financës së ministrisë ishin përgjegjësit për katër vite shfrytëzim falas të ambienteve të ministrisë. Në këtë rast, sipas Prokurorisë së Përgjithshme, janë gjetur prova dhe është ngritur akuza ndaj tre zyrtarëve të mbrojtjes.