Serbet, protesta me barrikada
Tri protesta te grupeve te vogla serbe jane shenuar dje ne veri te Mitrovices. Rreth 100 serbe kane protestuar para gjykates se qarkut dhe asaj komunale me synim qe te hyjne brenda per t'i shnderruar ne gjykata te tyre, njoftohet nga vendngjarja. Por njesite e specializuara te policise se UNMIK-ut dhe pjesetaret e Sherbimit Policor te Kosoves (SHPK) te stacionit ne veri te Mitrovices, vazhdojne te jene ne perkujdesje te sigurise te objekteve te ketyre gjykatave, behet e ditur permes nje komunikate te policise.
Ne Zvecan ne afersi te stacionit hekurudhor eshte raportuar se rreth 100 persona jane mbledhur ne shenje proteste. Protestuesit ishin punetore te fabrikes "Trepca" dhe te hekurudhave, te cilet ne shenje kundershtimi te institucioneve te Kosoves, krijuan barrikade dhe ndaluan trenin, qe po qarkullonte ne linjen Fushe Kosove-Leshak (lokalitet afer kufirit me Serbine). Treni u lejua te qarkullonte ne drejtim te Fushe Kosoves, pas disa minutave ndalese nga ana e protestuesve, thuhet ne njoftimin e policise. Ndersa nga hekurudha e Kosoves njoftohet nderprerja e qarkullimit te trenave ne veri, ku nuk e kane kontrollin e hekurudhes.
Pas ketyre dy protestave te mengjesit, e treta e organizuar nga studentet serbe u zhvillua pak pas mesdites. Rreth 200 protestues ne qender te pjeses veriore te Mitrovices, kane marshuar edhe ne drejtim te ures kryesore. SHPK-ja njoftoi per nje zjarr qe kishte perfshire nje shtepi private ne lagjen "Kodra e Minatoreve", qe ndodhet ne veri te Mitrovices. Inspektore te policise te stacionit ne veri te Mitrovices, thane se nisen hetimet lidhur me rastin ku nuk pati te lenduar.