E Shtunë, 31 Tetor 2026

Reforma e pensioneve, perkrahje nga te gjitha palet

Reforma ne sistemin e pensioneve duhet te behet permes nje formule te perkrahur nga te gjitha palet. Ky ka qene mendimi i perfaqesueses se perhershme te Bankes Boterore per Shqiperine, Camille Naumah, i shprehur dje ne tryezen e organizuar per reformat qe do te ndermarre qeveria shqiptare ne sistemin e Sigurimeve Shoqerore. Duke u ndalur ne rendesine e procesit te reformave ne sistemin e Sigurimeve Shoqerore ne Shqiperi, Naumah shprehu besimin "per gjetjen e nje formule qe do te perkrahet nga te gjithe, sigurisht, duke u mbeshtetur ne eksperiencat nderkombetare dhe reformat ne pensione e kostot e punes". Nga ana tjeter, ajo theksoi se progresi i ketij sektori eshte zgjidhja me e mire per te dhene efekte ne ekonomi. Seminari i organizuar dje, "Mbi reformen ne pensione", nen kujdesin e Ministrise se Financave te Shqiperise dhe Institutit te Sigurimeve Shoqerore, ne bashkepunim me Banken Boterore, ka per qellim analizen e sistemit aktual te pensioneve ne Shqiperi, krahasimi me vendet e tjera te rajonit dhe modelet e suksesshme, si dhe krijimin e konsensusit te gjere politik dhe publik per gjetjen e nje modeli te ri nepermjet reformes.
ISSH, legjislacioni sipas standardeve evropiane
"Instituti i Sigurimeve Shoqerore ka realizuar nje perqasje te legjislacionit shqiptar te Sigurimeve Shoqerore me standardet e Kodit Evropian dhe me Konventen e ILO-s per sigurimet shoqerore". Kjo ka qene deklarata e drejtoreshes se Pergjithshme te ISSH, Evelina Koldashi, ne seminarin e organizuar dje mbi reformen e pensioneve. "Gjate vitit te fundit, ISSH ka realizuar nje lidhje me te fuqishme midis kontributeve te paguara dhe shumes se perfitimeve lidhur me llogaritjen e bazes se vleresuar per llogaritjen e pensionit apo te indeksimit te pages neto", theksoi Koldashi. Sipas saj, jane bere permiresime ligjore edhe per disa probleme, qe kane lindur gjate praktikes se punes per zbatimin e ligjit, duke kryer reduktimin e metejshem te normes se kontributit, e cila vazhdonte te mbetej e larte. Duke u ndalur ne objektivat dhe prioritetet e ketij Instituti, drejtoresha Koldashi, tha se "aktualisht parashikimet jane realizuar, duke perdorur modelin e hartuar nga BB dhe duke u mbeshtetur ne legjislacionin aktual".
Problemet e skemes:
Mase e ulet e perfitimeve nga pensionet, renie e shkalles se zevendesimit
Sistemi nuk ofron nxitje per te marre pjese. Pensioni maksimal eshte sa dyfishi i minimalit, nderkohe qe paga eshte 5-fish me e larte se minimalja
Norme e larte evazioni e kontribuuesve, nivel i ulet i shkalles se mbulimit
Ata qe nuk paguajne kontribute sot nuk do te perfitojne pensione ne te ardhmen, duke perbere nje peshe sociale
Rrezik fiskal si pasoje e rritjes se numrit te pensionisteve ne periudhen e tanishme, shumica e te cilave perfitojne pensione te plota
Deficit i deges se pensioneve mesatarisht 0,8 per qind e PBB-se
Parashikimet deshmojne per nje plakje te popullsise ne perspektiven afatgjate, gje qe sjell ndryshime ne treguesit e skemes se sigurimeve shoqerore

Te dhena:
17 per qind e numrit te pergjithshem te popullsise trajtohen me pension
846 mije persona ishte numri i kontribuuesve ne skeme ne vitin 1990
208 mije persona perfitonin pension pleqerie ne Shqiperi gjate viteve 1990
353 mije persona ishte numri i personave te siguruar nga viti 1991-1993
65 vjec eshte mosha e daljes ne pension per burrat ne Shqiperi
60 vjec eshte percaktuar mosha e daljes ne pension te grave ne vitin 2005
669 mije persona kontribuojne aktualisht ne skemen e sigurimeve shoqerore
540 mije eshte numri i personave qe perfititojne pensione ne Shqiperi
10 mije leke ne muaj eshte pensioni minimal i qytetit qe nga 1 janari 2007
5 mije leke ne muaj jane pensionet e pleqerise ne fshat qe nga 1 janari 2007

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›