Rikthehen gomonet, policia në alarm
Prodhimi i ri i kanabisit rikthen gomonet në det. Në Itali, është rritur shqetësimi edhe për ringjalljen e trafikut të njerëzve nga deti. Policia ka kapur dje një gomone me kanabis në brigjet e Vlorës, ndërkohë që është organizuar një operacion i gjerë për të verifikuar dyshimet mbi riaktivizimin e gomoneve për trafikimin e emigrantëve klandestinë drejt Italisë.
Droga
Një operacion i përbashkët i sektorit të antidrogës në Drejtorinë e Policisë së Vlorës, krimeve të rënda, policisë kufitare dhe strukturës speciale Delta Force, ka bërë të mundur dje në orët e para të mëngjesit gjetjen dhe sekuestrimin e një sasie të konsiderueshme kanabisi, që ishte gati për transport me gomone drejt Italisë. Rreth orës 01:00 të së shtunës, forcat policore kanë konstatuar në afërsi të Gjipeut, në Karaburun, një gomone rreth 5.5 metra të gjatë me ngjyrë të kuqe. Pasi pikasën mjetin lundrues, ata ushtruan kontroll brenda tij, ku gjetën një sasi të konsiderueshme kanabisi. Sipas policisë, sasia e lëndës narkotike të gjetur ishte 1.5 kuintal dhe e paketuar në tri çanta sportive. Bima narkotike ishte e presuar dhe gati për t‘u transportuar për në shtetin fqinj. Pasi konstatuan mjetin dhe drogën, blutë i sekuestruan ato me cilësinë e provës materiale. Gomonia e bërë gati për transportin e drogës ishte e pajisur me një motor 30 kuaj fuqi dhe një tjetër motor ndihmës, me 10 kuaj fuqi. Trafikantët kishin në bordin e gomones edhe karburant rezervë në disa bidona. Policia është vënë menjëherë në ndjekje të trafikantëve, të cilët mendohet të jenë tre persona, që sapo kanë vënë re policinë janë futur në drejtim të pyllit në Karaburun, duke humbur gjurmët. Kërkimi i autorëve të trafikut ka vazhduar dje gjatë gjithë ditës, ndërsa hetimet vijojnë nga grupi hetimor për të bërë të mundur identifikimin e autorëve dhe zbardhjen e rrjetit të trafikut të drogës. Gomonia është transportuar për në portin e mjeteve të sekuestruara në Radhimë, ndërsa droga është marrë nga efektivët e antidrogës, të cilët kanë çuar mostra për analiza, në laboratorët e Ministrisë së Brendshme, në Tiranë.
Klandestinët
Ndërkohë, Policia e Vlorës dhe ajo e Fierit kanë organizuar dje edhe një operacion kundër trafikut të klandestinëve nëpërmjet detit. Për shkak të numrit të madh të deportimeve nga Italia, policia ka organizuar operacionin me emrin e koduar "Deti i pastër", duke kontrolluar imtësisht bregdetin nga Saranda e deri në afërsi të Lushnjës. Sipas drejtorit të Drejtorisë së Kufirit dhe Emigracionit për Vlorën, Myzafer Elezi, në këtë operacion janë verifikuar të gjitha mjetet e lundrimit, gomonet peshkatoret etj. Ende nuk ka të dhëna për evidentimin e gjurmëve të trafikut, së paku në mënyrë zyrtare, por mësohet se operacioni nisi pas dyshimeve për trafikim njerëzish në këto zona. Sipas tij, shkak janë bërë edhe deportimet e shumta të kohëve të fundit nga policia italiane. Ata kanë identifikuar deri më tani tri nga linjat më të përdorura për t‘u larguar nga Shqipëria. Siç bëhet me dije, operacione të tilla do të jenë në vijimësi punë e kufitarëve për të mbajtur larg çdo tentativë trafiku. Aksioni do të vazhdojë dhe në ditët në vazhdim, ku sipas kufitarëve parësore do të jenë zonat e Karaburunit si dhe grykëderdhja e Vjosës.