Rekuiem për skenat bosh
I thjeshtë, siç janë zakonisht njerëzit e mëdhenj, Çun Lajçi është ulur në një kafene pranë Teatrit Kombëtar në Prishtinë. Është vendi ku mblidhen rëndom të gjithë artistët që e duan me shpirt profesionin e tyre, e po me kaq pasion flasin për brengat që nuk po gjejnë zgjidhje prej vitesh. Lajçi, një nga aktorët më të mëdhenj të teatrit dhe kinematografisë së Kosovës, por dhe më gjerë, kritikon ashpër situatën ku është katandisur Teatri Kombëtar i Kosovës. Edhe pse i hapur prej 50 vitesh, ai po përjeton ditë të vështira dhe të pashpresa. Një pjesë të fajit e ka edhe heshtja e artistëve. Ndërsa degradimi i shijes dhe vlerave është problemi tjetër madhor me të cilin po përballet publiku. Këtë panoramë të trishtë përcjell aktori i njohur së bashku me idetë për ringjalljen e jetës skenike, posaçërisht teatrit në Kosovë.
Me çfarë projekti jeni angazhuar kohët e fundit?
Aktualisht jam angazhuar në një shfaqje të Ekrem Kryeziut, me një subjekt të jetës në burg. Unë luaj rolin e një të burgosuri, që siç duket, për skalitjen e tij, autori është bazuar shumë në jetën e vet autobiografike, të cilën e ka vuajtur në burgjet serbe. Me fjalë të tjera, me një gjë të vogël, jo një shfaqje të madhe, por me të cilin pretendojmë të marrim pjesë në Festivalin e Fierit. E dyta po përgatitem të bëj një film të realizuar vitin e kaluar të Fatmir Koçit "Nata e Kometës", një ndër projektet më të mira të realizuara viteve të fundit. Ka përfunduar dhe premiera do të jetë në prill. Këtu në teatrin tonë për momentin e kam një shfaqje që është hequr nga repertori për shkak të kontratës. Është fjala për shfaqjen "Hana prej letrës". Por po merrem edhe me një çështje tjetër, e cila ka të bëjë me anën administrative, sepse jam udhëheqës i një bordi që ka të bëjë me Qendrën e Kinematografisë Kosovare dhe jemi në themelim të saj. Në fakt jemi duke punuar që prej tre vitesh, por ende nuk është institucionalizuar. Kemi 300 mijë euro, e nuk e di se si mund të thithim mjete të tjera. Ndoshta të angazhohet ndonjë kineast i yni që ta lidhim penin e këputur të kinematografisë kosovare. Këto janë përpjekjet e mia të momentit.
Kthehemi te teatri. Është pranuar një lloj krize që e ka mbërthyer, duke u nisur nga fakti se sa herë skenat janë plot, sallat janë bosh. Si e shpjegoni ju këtë?
Në fakt, asnjë njeri nuk e ka ndonjë formulë të veçantë apo të saktë për këtë, se përse nuk ka shikueshmëri ky teatër. Të gjithë flasin për të dhe të gjithë e harrojnë një gjë: se teatri është lënë me vetëdëshirë anash nga institucionet, sepse teatri është i shtetit dhe nëse nuk e funksionalizon si institucion, atëherë kot e ke për ta kthyer shikueshmërinë. Sipas meje, nuk është shumë çështje investimesh se sa është çështje e injorimit të institucioneve, të qeverisë në përgjithësi, të cilët i kanë kthyer shpinën këtij teatri dhe e kanë shndërruar në sallë komemoracionesh, në sallë të përkujtimit të heronjve dhe të njerëzve të lavdishëm, kurse kur është fjala për shfaqje, mua nuk më ka rastisur të shoh njerëz të një përmase sikurse në akademitë komemorative apo solemne. Nuk është shumë çështje e mjeteve. Ne jetojmë me një pagë 180 euro dhe kush s‘merret me ne. Dhe derisa nuk merret me ne, atëherë ata e kanë injoruar institucionin vet që është krijuar që prej 50 vitesh dhe që e krijon ajkën e kulturës. Derisa ia kthen shpinën dhe derisa t‘i si aktor nuk e sheh një projekt të mirëfilltë, (shpesh e kam cek këtë me mikun tim Ali Podrimja) dhe nuk e sheh një piktor të famshëm si Rexhep Ferrin apo një politikan, një sportist, nuk e sheh ajkën e cila vetë prodhon kulturë, si mund të kërkosh prej njeriut që ka ardhur për herë të parë në qytet për të studiuar, si mund të presësh nga një punëtor krahu apo një njeri që si ka 4 vjet shkollë të presësh të vijnë në teatër?!
Andaj nuk kemi shikues normalisht, sepse ne jemi ata që jemi pasqyrë e të tjerëve dhe u themi të tjerëve që të bëjnë diçka. Derisa unë që jam artist, piktor, gazetar nuk vij me e pa teatrin është një pasqyrë që do t‘i thotë atij studentit se profesori im, që është duke më ligjëruar, nuk shkon ta shikojë, pse të shkoj unë?! Ky në fakt është anashkalimi, përbuzja e institucionit që ne vërtetë mos të kemi shikues, jo për shkak të shfaqjes, sepse ka pas shfaqje të mira.
Kritikët e artit kanë evidentuar edhe mungesa të skenarëve të mirë, pastaj dhe të aspektit regjisorial që shpesh nuk është në nivelin e duhur. A është kjo një arsye që të largojë spektatorin?
Po kthehem në vitet e largëta të teatrit. Agim Sopi, porsa kishte ardhur nga Zagrebi, dhe askush nuk e njihte. Ai mori një pjesë të dramaturgut Sabri Hamiti dhe bëri shfaqje për herë të parë në këtë teatër dhe pati shikueshmëri të jashtëzakonshme. Dua të them edhe këtë, se këtu mund të vijnë regjisorë shumë më të fortë se Agimi, por çështja është se në këtë institucion deshe t‘i apo nuk deshe ti, nuk mund ta inskenosh me 20-30 mijë euro. Ne nuk e kemi ansambël konstant, nuk kemi bërthamë aktorësh. Ajo bërthamë e vogël aktorësh që kemi janë të gjithë pleq dhe nuk mund të inskenosh pa marrë nga jashtë. Me marrë nga jashtë nuk lejohet nga institucionet...
Pse ?
Sepse nuk kanë fuqi të mjeteve paguese për ata njerëz. Në anën tjetër këta që angazhohen këtu nuk e kanë leverdinë materiale sepse luajte, s‘luajte, i ke 150 euro. Nuk ke ndonjë shpërblim tjetër, nuk është i funksionalizuar ligji, edhe pse është i miratuar nga Kuvendi. Kur i thua një regjisori me bagazh të verifikuar me teatër, eja bëje një shfaqje, por kompensimi yt do të jetë 5000 euro, nuk të vjen asnjë njeri, deshe apo s‘deshe duhet t‘i shtrish këmbët sa e ke jorganin.
Nga ana tjetër, duket se ka një bum teatrosh private, vepra të shumta dramatike që vihen në skenë, por duket se nuk ofrojnë më shumë as ato?
Janë munduar të fusin në funksionalizim teatrot alternative që këta vetë nuk i quajnë si teatro alternative. Në fakt, do të duhej të ishin, sepse ashtu do të kishin më shumë sukses. Çdo gjë që nuk është bërë në Teatrin Kombëtar, ata i kanë realizuar në teatrot e veta. E shoh teatrin "Dodona", teatrin e Babës, ODA; janë në fakt kopje jashtëzakonisht të këqija. Ky është mendimi im, edhe shoh se edhe ata zgjedhin vepra me dy-tre vetë apo marrin vepra kinse të shkrimtarëve të mëdhenj, të cilën duan t‘i bëjnë shqiptare. Në fakt, është një çoroditje e artit skenik që është për të ardhur keq.
Sipas jush, a ka Kosova aktorë të talentuar, kam parasysh brezin e aktorëve të rinj, që i mbushin këto teatro?
Në mesin e aktorëve kemi kuadro cilësorë, aktorë të mirë, nuk mund të qahemi për këtë, edhe vajza edhe djem. Por fatkeqësisht, atyre nuk iu është dhënë mundësia, por edhe nëse u është dhënë mundësia, iu është dhënë për të keq, jo për të mirë. Është një gjeneratë jo e keqe, por e cila për shkak të varfërisë materiale, është keqpërdorur në seriale televizive, siç janë "Familja moderne" apo "Kafeneja jonë". Dhe, aktorë të mirë që luajnë në këto seriale, e kanë konsumuar aq shumë veten, sa po t‘i thërrasësh në një projekt serioz, spektatori nuk do mundet t‘i identifikojë vetëm me rolet që kanë në seriale.
A ka një degradim të shijes artistike te publiku në Kosovë, i cili veçanërisht kohët e fundit po ndihet edhe për teatrin ?
Këtë nuk mund ta them. Nuk mund të them se është një degradim total, sikurse është në muzikë. Këtu megjithatë është munduar të ruhet kontinuiteti i shfaqjes, i shijes së mirë. Por institucionet si për shembull Ministria e Kulturës, e cila e financon këtë teatër, duhet të ketë një pozitë mbikëqyrëse e jo t‘ia lërë çështjen e promovimit të shijes ndërgjegjes së një personi, që e udhëheq një teatër. Edhe këtu është një lloj degradimi, sepse në një kohë, jo për nostalgji të komunizmit, ka qenë Këshilli Artistik e që tani e quajnë bord e që merrej me cilësinë e shfaqjes në përgjigje të shijes së publikut. Atëherë nuk ishte e mundur të dilte shfaqja pa e parë ai këshill, jo për shkak të ideologjisë, por për shkak të shijes artistike.
Po ju, si artistë profesionistë, keni një pjesë të fajit për këto probleme apo jo, pasi nuk e keni ngritur zërin asnjëherë?
Po, është dhe faji ynë. Flas vetëm për aktorët, që asnjëherë nuk e ngritën zërin dhe të thonë stop, qoftë dhe për faktin se përse një pastruese e këtij teatri paguhet më shumë se një aktor?! Unë e di që në Shqipëri, siç më pat thënë njëherë Rikard Larja, një ditë mos ta bëjnë pagesën, kallet Ministria e Kulturës. Ndërsa ne nuk marrim rroga që prej 10 vitesh dhe rijmë me 140 euro dhe për këto, kurrë nuk e ngritëm zërin. Është faji ynë, sepse nuk funksionon Unioni i Artistëve.
Megjithatë, ka figura të mëdha të skenës si ju, dhe po të bëni presion tek institucionet mund të ketë efekt...
Nuk kemi status aktori, sepse sa herë që e kam ngritur zërin me ish-drejtorin e këtij teatri ai më thoshte; çfarë ke ti, çka të intereson ty, ne jemi bord prej 7 vetash, që na ka caktuar ministria dhe ju nuk jeni në rrogë, pra nuk e ke kontratën të nënshkruar dhe nuk je i lidhur, kështu nuk e ke drejtën të sulmosh përderisa ti nuk je i shtëpisë.
Flasim për marrëdhëniet e teatrit dhe kinematografisë mes Shqipërisë dhe Kosovës. Deri tani kanë qenë vetëm mbi baza miqësore, jo institucionale. A mund të ndryshohet kjo gjë?
Nuk kemi bashkëpunim absolutisht, përveç se në baza miqësore ose në rastin e kur realizojmë ndonjë shfaqje. Teatri i Podgoricës dhe i Beogradit bashkëpunojnë p.sh. pasi çdo shfaqje premierë luhet në dy kryeqytetet, pasi kanë të njëjtën gjuhë. Dhe ne për fat e kemi të njëjtën gjuhë, por që nuk vijmë dhe nuk shkojnë; d.m.th e kemi të vetmin treg ku mund të lëvizim, ku publiku i Tiranës të njihet me vlerat apo jo vlerat tona dhe qyteti i Prishtinës të njihet me aktorët e Tiranës, por ja që kjo pak ndodh, ose fatalisht aspak në krahasim me avantazhet dhe mundësitë...