MAFIA - Një histori shqiptare
Në Shqipëri, historia e mafies nis diku nga mesi i viteve ‘60, kur vendi ndodhej nën regjimin komunist të Enver Hoxhës. Pas prishjes së marrëdhënieve me Jugosllavinë fqinje, nëntori i vitit 1960, në mbledhjen e 81 partive komuniste në Moskë, do të shënonte edhe prishjen e marrëdhënieve me Rusinë dhe daljen de fakto nga traktati i Varshavës. Krisja më pas edhe me Kinën do të shënonte nisjen e provës së rëndë të mbijetesës në vetizolim dhe arka e shtetit të vogël shqiptar kishte nisur të ndjente urinë e shpejtë për para.
Për këtë, u desh gjetur një zgjidhje e shpejtë, me të cilën t‘i tregohej Perëndimit kapitalist se shteti komunist mund të mbijetonte në mirëqenie të plotë, pa mbështetjen e tyre dhe forcave të mëdha të bllokut komunist.
Ekspertët më të lartë të ekonomisë dhe sigurimit gjetën shpejt një zgjidhje mjaft fitimprurëse. Një firmë private zvicerane, me ndërmjetësimin e disa italianëve, kërkoi lejimin e ardhjes së cigareve kontrabandë nëpërmjet territorit të Jugosllavisë, duke përdorur Shqipërinë si vend tranziti për magazinimin e më pas kalimin ne Itali. Si shpërblim, mafia italiane i ofronte shtetit shqiptar një fitim përrallor. Vetë "Cosa Nostra" i vinte në dispozicion skafet dhe njerëzit për imbarkimin dhe kalimin e sasive të duhanit ilegalisht në Itali. Vetëm në vitin e parë shteti shqiptar arrin të sigurojë rreth 1 milionë dollarë.
Në vitin 1975, drejtësia italiane bllokon në brigjet e saj një nga anijet e kontrabandës, duke marrë edhe informacionin se ishte ngarkuar në Shqipëri. Enver Hoxha urdhëron menjëherë pezullimin e trafikut. Por vetëm 10 ditë më pas, me një manovër të shpejtë mafia siguron tërheqjen e organeve të drejtësisë italiane që përgënjeshtrojnë vetveten. Të gjithë ata që kaluan pushimet verore në korrikun e vitit 1987 në plazhin e Durrësit, kujtojnë një anije katër direkshe, e cila u ankorua në afërsi të radës së portit dhe qëndroi aty për disa ditë. Legjendat më pas u krijuan rreth direkëve të saj. Dikush betohej se në vend të direkëve, ajo kishte katër statuja, çka ngjasonte me legjendën e argonautëve. Por ajo që ishte e sigurt, ishte malli që ajo mbante.
Dikush mund t‘i quajë këto legjenda urbane, apo histori jo lehtësisht të verifikueshme. Por ajo që është e vërtetë, është se sidomos pas viteve 1995 1996, edhe për shkak të situatës së paqëndrueshme ekonomike, politike dhe sociale në vend, grupet e huaja mafioze gjetën strehë, bashkëpunëtorë dhe tokë pjellore për aktivitetet e tyre të jashtëligjshme në Shqipëri. Arsyeja duhet gjendur në historinë që kishte nisur shumë vite më parë. Arsye që duhet t‘i gjejmë edhe në atë që ndodh sot.