Tibeti, sërish në protesta
Forcat e sigurisë kineze kanë bllokuar dje disa pjesë të kryeqytetit të Tibetit Llasa, ndërkohë që qeveria në mërgim ka bërë të ditur se po heton rreth lajmeve për rizgjimin e protestave. Mendohet se protestat janë rizgjuar nga mbërritja, edhe pse e kontrolluar në vend, e një grupi diplomatësh të huaj të shoqëruar nga gazetarë. Në fillim të kësaj jave, forcat qeveritare shoqëruan disa gazetarë të huaj në kryeqytetin e Tibetit për të treguar se nuk bëhej fjalë për trazira, të cilat ishin të vërteta, dhe as përfoljet për dhunën e ushtruar ndaj demonstruesve. Megjithatë, sipas njoftimeve, e gjithë zona rrethuese e kryeqytetit është bllokuar nga trupat e qeverisë së Pekinit. Murgjit tibetianw janë ankuar vazhdimisht dhe manifestuan në mënyrë paqësore kundër mungesës së besimit fetar dhe lirive të tjera dhe mbështetën Dalai Laman, liderin budist që ndodhet në mërgim dhe është lideri shpirtëror i tibetianëve në botë. Kina e akuzon atë për organizim të revoltave. Trazirat në rajonin e lartë malor nisën me hyrjen aty të trupave kineze në vitin 1950. Kohët e fundit, situata është //////aratuar dhe murgjit ndërmorën një sërë protestash kundër sundimit kinez të cilat kulmuan më 14 mars në kryeqytetin e vendit, por ato përfshinë edhe zona të tjera të Tibetit. Dje, Kina u ofroi kompensime në para familjeve të 18 civilëve, që thuhet se janë vrarë gjatë protestave të javës që shkoi. Ndërkohë sipas burimeve të Dalai Lamës, numri i të vdekurve është shumw më i madh, madje shkon në 140. Qeveria nuk lejon hyrjen e lirë në zonat ku mendohet se ka pasur protesta dhe madje edhe të vrarë, duke e bërë raportimin e drejtë shumë të vështirë. Veç dëmeve në njerëz ka pasur shumë dëme materiale, dyqane e shtëpi të shkatërruara gjatë përleshjeve, që sipas burimeve joqeveritare kanë qenë shumë të dhunshme. Situata në Tibet, dhe mbi të gjitha reagimet e Kinës, janë vendosur në qendër të vëmendjes ndërkombëtare, sidomos në prag të zhvillimit në Kinë të Lojwrave Olimpike muajt e ardhëshëm. Kina kërkon që ta përdorë këtë rast që t‘i shfaqë botës ekonominë e saj shumë të zhvilluar dhe faktin që duhet të konsiderohet si njw fuqi e madhe nga të gjithë. Por çështja e Tibetit dhe përgjithësisht ajo e të drejtave të njeriut, e kanë vënë në qendër të vëmendjes për keq dhe rrezikojnë shumë marrëdhëniet e Kinës me vendet e tjera. Ndërsa situata është përkeqësuar në Tibet, në mbështetje të kauzës janë vënë shumë tibetianë, por edhe të tjerë në vende të botës. Sot Flaka Olimpike do t‘i dorëzohet organizatorëve kinezë të Lojwrave Olimpike në Athinë dhe tibetianët në mërgim pritet që të organizojnw protesta, jo vetëm në Athinë, por edhe në vende të tjera.