Të FALEMINDERIT, XHEVAHIR!
Xhevahir Spahiu doli në pension, …por doli si i papunë, duke e pritur këtë çast të jetës së tij me skepticizëm në një nga kafenetë e kryeqytetit. Për këdo, që mëton se ka njëfarë ndërgjegje poetike, kjo ngjarje përbën një lajm të trishtuar, por unë nuk dua të ndalem te ngjarja, unë thjesht ndjej nevojën njerëzore për t‘u shprehur.
E ndesha tek zbriste Rrugës së Elbasanit, ndanë Ambasadës Amerikane.
- Dëgjo - tha, - dikur këtu ka qenë Ambasada Italiane. Kishte kangjella dhe pas tyre lule. Unë vija nga Qyteti i Studentit me mikun tim Hiqmetin, poetin Hiqmet Meçaj dhe befas zgjata dorën për të këputur ca syresh.
- Mos, - tha Hiqmeti, kapërceve kufirin, Xhevo!
Qeshi. Pastaj befas u ndal: - Na shtypi fati e na bani krymba. Çfarë vargu madhështor ky i Migjenit! Si mund të harrohet një poet i tillë?
Dhe atëherë m‘u duk se pashë lot në sytë e tij. Ky ishte një çast ose më saktë një grimës prej atij çasti, që u shfaq vetëtimthi, por që arrita ta kap për të pyetur më pas veten dhe ju: Përse u përlot Xhevahir Spahiu?
…I përfytyrova të dy të kapur për krahu gati fëmijë, por në mos fëmijë, akoma dhe më keq, poetë, me ca vargje të shkruar më tepër me gjak se sa me bojë, tek i ngjiteshin Qytetit të Studentit, që shkëlqente nën një diell mimozash. Por atëherë gjithçka ishte e ardhme. Dhe ja, brenda një çasti, befas jeta e kish kryer ciklin e saj. Dhe tani gjithçka kish mbetur pas si ata qirinjtë e shuar te Kavafisi, ndërsa përpara ndodhej miku i tij në mjerim, poeti Hiqmet Meçaj, refugjat në Greqi, dhe ai vetë, i papunë në tokën e tij!
…Në anën tjetër të rrugës po mbillnin pemë.
- Shih, - tha, - po mbjellin gështenja të egra. - Tani nuk kishte asnjë mjegull në sytë e tij. - Për këto gështenja jemi grindur me Fatos Arapin. Ecnim rrugëve të Tiranës dhe grindeshim. Doli se Fatosi kish të drejtë, ato gjendeshin edhe buzë Senës në Paris dhe ishin sjellë aty nga Shqipëria. Diku e kish lexuar. E çuditshme! Ka dhe në Stamboll, me sa duket i kanë marrë shqiptarët me vete gjatë emigrimit. E di si u thonë tiranasit? Gështenja kali. Pse? Sepse i ha kali. - Dhe qeshi sërish. - Ato gështenja që dikur pikonin trotuareve të Tiranës, me atë të kafenjtë aq të ngrohtë, si të skalitura. Edhe e verdha diellore e mimozave të prek. Dikur i eksportonin në Hungari. Përfytyro, djemtë hungarezë, duke u dhuruar të dashurave të tyre mimozat e Qytetit të Studentit! Një shtegtim dashurie, që deri më sot nuk kam mundur ta hedh në letër… Kurse e gjelbra e ullirit është e thellë, yllësore, ilirike…
Tani po ecte mes ngjyrash dhe dritash.
E kam pyetur veten (veçanërisht në këtë kohë) se ku qëndron e veçanta e tij, jo vetëm si poet, por edhe si njeri, si karakter njerëzor?
Ai rrezaton një ndjenjë që të tjerë sot e kanë harruar ose, akoma dhe më keq, e kanë braktisur me vetëdije, duke e parë si jashtë mode. Ai përcjell dashuri njerëzore, një ndjenjë të cilën K. Jaspers e quan dritë e ekzistencës dhe për të cilën qenia njerëzore ka kaq shumë nevojë.
Ai është pjesë e asaj Shqipërie të parë, mëmësore, e cila nuk të braktis. Kjo është arsyeja që njerëzit i besojnë dhe shpirtrat e tyre çelen si guaskat ndaj rrymës së tij të ngrohtë poetike.
- Historia e gështenjave të egra nuk mbaron këtu. Dëgjo! Njëherë takova Edi Ramën teksa dilte nga Bashkia e Tiranës. Isha me tim bir, Orgesin. Edi bëri disa hapa, pastaj u kthye dhe më zgjati dorën.
- Naim, ç‘kemi?
- Lëre Naimin, - i thashë, - por shih këto rrugët e Tiranës, disa gjëra i ke bërë shkëlqyeshëm, po duhet të bësh dhe të tjera. Mbill ca gështenja të egra, se e kemi pasur traditë të hershme. E di që do të më thuash se edhe drurët i dua kombëtarë, por e vërteta është kështu! Befas Edi, ashtu i gjatë, siç është, iu kthye të vetëve: Dëgjojeni poetin, tha dhe iku.
Dëgjojeni poetin!
Po a ka njerëz në këtë vend që ta kuptojnë një shpirt idealist, që vuan deri në vetëshkatërrim?
Më dogmatikët ndër komunistët e përndoqën deri në marrëzi, disa madje kërkuan dhe burgosjen e tij, të konvertuarit në demokratë gati sa nuk e linçuan një natë, sepse shkroi vargje kundër absurditetit dhe dhunës (koha më pas tregoi se ai kish të drejtë), ndërsa pjesa më fyçkë, për rrjedhojë dhe më e egër e socialistëve, e kërcënoi me ekzistencë, duke e pushuar nga puna.
Unë qaj për popullin tim, e dëgjova të thoshte njëherë. Mesa duket, pikërisht këtë nuk mund ta përtypë asnjë marionetë politike dhe jo vetëm në këtë kohë dhe as në atë që iku, por në të gjitha kohërat!
…E shihja tani tek ecte kundër rrymës, mes një trafiku kaotik dhe të pakuptimtë, siç është shpesh vetë jeta, të handakosur, të vrullshëm dhe pak …(I kishte thënë njëherë Dritëroit në një çast trishtimi. - Më duket se kam mbetur karafil. Dhe Dritëroi i urtë i ish përgjigjur:- Po pse ç‘pandehe ti se jemi ne, ndonjëherë të tillë jemi që të gjithë).
Iku ndanë semaforësh, duke shkelur mbi vijat e bardha, që, me sa duket, ia nxinë jetën, deri në fund, tragjikisht, si çdo poeti të vërtetë të këtij vendi! Dhe tani unë ndjej nevojën njerëzore për t‘u shprehur:
I dashur Xhevahir!
E gjithë jeta jote paradoksalisht shndërrohet sot në një kumt. Them paradoksalisht, sepse ti nuk e ke dashur të tillë. Të tjerët ta diktuan atë, ndërsa ti thjesht ngrite krye. Në thelb ti nuk iu nënshtrove askujt dhe kjo tingëllon si një mrekulli! Dhe në të vërtetë në kohën tonë është një mrekulli, sepse idhujt me sa duket lindin nga skllevërit. Të faleminderit!