E Shtunë, 31 Tetor 2026

Operacioni policia sekuestron drogen eksploziv

Vijojnë goditjet e skuadrës së antidrogës ndaj rrjeteve të furnizimit dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike në kryeqytet. Pas 2 kilogramëve të koakinës dhe 600 gramëve të heroinës të sekuestruara gjatë fundjavës, pasditen e të hënës antidroga sekuestron një sasi të konsiderueshme droge sintetike e cila njihet me emrin “eksploziv”. Sipas burimeve bëhet fjalë për 100 kokrra të tilla, të cilat shpërndahen në pub-e apo ambjente studentësh. Sasia është më e madhja e kapur ndonjëherë e drogës sintetikes në vitet e fundit në Tiranë. Skuadra e antidrogës zbuloi bazën e shpërndarjes së drogës sintetike “eksploziv”, në një banesë me qera pranë konvikteve të mjekësisë në afërsi të kryqëzimit të 21 dhjetorit. Dy persona kanë rënë në pranga ndërsa burimet thanë se droga ka mbërritur në Shqipëri nëpërmjet trafikimit nga vende të tjera. Operacioni është mbajtur sekret për faktin se zbulimi i bazës ka bërë që të zgjerohej hetimi për zbulimin e rrjeteve të trafikimit dhe shpërndarjes së drogave sintetike. 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›