Shqiperia, turizmi dhe dekada e re Armando Mosho
Ecja kaotike neper 20 vitet e fundit, e ekonomise Shqiptare kulmoi gjate 2010-es, kur ekonomia Shqiptare surprizoi mbare boten me performancen e saj. Shqiperia u radhit nder te paktat vende me perqindje pozitive rritjeje, ne nje vit te veshtire, per sa i perket rritjes ekonomike ne mbare globin, sic dhe pritet qe ekonomia Shqiptare te vijoje rritjen gjate vitit 2011 ne rendin e 5.50%. Per sa i perket dekades qe lame pas, mesatarisht rritja ekonomike e Shqiperise ka qene ne rendin e 6.00%. Por, cfare do te garantoje rritjen ekonomike te Shqiperise dhe mireqenien e shqiptareve, gjate dekades qe po vjen?
Ne ekonomine politike, nje vend vendos nje sistem ekonomik ose thene ndryshe, nje model te caktuar ekonomik per zhvillimin e vendit. Nga ana e politikave ekonomike, qysh prej dy dekadash Shqiperia ka "perqafuar" dhe implementuar ekonomine e tregut te lire, ku iniciativa e lire ka qene dhe mbetet drejtuesi kryesor i vendit, por pa nje objektiv te qarte final se deri ku do te shkonte fokusi. Vetem ne vitet e fundit verehet nje orientim me i sakte i modelit ekonomik te zhvillimit te ekonomise shqiptare.
Nepermjet perqendrimit te forte te likuiditetit ne punet publike, duket te kemi hedhjen e themelit te shendoshe drejt shfrytezimit te plote te resurseve natyrore te vendit, si dhe zgjerimit te kapaciteteve tregtare me fqinjin tone verior. Eshte e njohur qe te djathtet ne te gjithe boten, fokusojne investimet ne nje drejtim te caktuar, ne ndryshim nga te majtet qe perpiqen te prekin cdo skaj me investime te pjesshme. Vlen te theksohet se infrastruktura e dobet rrugore e ka mbajtur vendin te izoluar dhe te bllokuar perkundrejt zhvillimit. Ne te gjithe jemi te vetedijshem qe vendin tone e kemi shfrytezuar ne me pak se 50% te tij. Eshte per kete arsye qe ne gjykimin tim personal perqendrimi i buxhetit te vijoje te mbese ne "carjen" mespermes se Shqiperise, nga nje rrjet modern rrugesh.
Zhvillimi i ketij rrjeti infrastrukturor do te sherbente jo vetem ne fuqizimin e porteve shqiptare por edhe do te na rriste ndjeshem fluksin turistik ne drejtim te Shqiperise. Tanime pervec vullnetit te shprehur politik per zhvillimin e turizmit, kemi dhe konfirmimin nderkombetar te Shqiperise si destinacion turistik. Kete here nuk do te na falej ta humbnim kete "tren" per te siguruar te hyra afatgjata nga turizmi ne drejtim te Shqiperise. E rralle do te ishte te gjendej nje tjeter vend me nuret e se bukures sone Shqiperi. Aktualisht ne "shesim" bregdetin tone ne vetem pak dite te vitit dhe flukset hyrese te valutes edhe per kete afat te shkurter kohor, mbeten ne nivele te kenaqshme, por realisht potenciali qe mbetet i bllokuar, eshte shume me i larte. Ky eshte nje luks qe nuk e perballojme dot.
Eshte per kete arsye qe nevojitet me urgjence, nderhyrja dhe rregullimi i kuadrit ligjor te ceshtjes se pronave, me cdo cmim, veprimi duhet te jete i shpejte dhe i drejte. T`u japim mundesine investitoreve vendas dhe te huaj te gjejne nje terren te paster nga ana e dokumentacionit ligjor, ne menyre qe bregdeti yne i virgjer te zhvillohet me resorte. Shqiperia ka luksin te mos perserise gjate kesaj dekade qe po vjen te njejtat gabime. Kemi gabuar ne nje rreze shume te vogel me ndertime shumekateshe ne bregdet, te mesojme nga gabimet e te shkuares per te mos betonizuar bregdetin tone. Vija bregdetare Shqiptare shtrihet ne me shume se 420 km dhe cfare ne kemi shperdoruar, eshte nje pjesez shume e vogel e atij bregdeti madheshtor, qe do te na duhet te zhvillojme se shpejti. Pse do te jete turizmi, qe do ofroje mundesine me te mire e me te shpejte per fuqizimin e Shqiperise gjate kesaj dekade?
Riaktivizimi i sektorit te ndertimit
Ne ndryshim kete here duhet shkuar jo me me ndertime per banim, por vetem fokusim drejt resorteve. Keto investime duhet te kryhen ne standardet me te larta te investimit per te siguruar jetegjatesi dhe koherence me mbrojtjen e mjedisit dhe shfrytezimin e energjive alternative, si burim energjie. Do te jete zhvillimi i turizmit qe do te mbuloje punezenien. Shqiperia ka qene nje nder eksportuesit kryesor te krahut te punes drejt vendeve fqinje ne dy dekadat e fundit. Eksporti i krahut te punes ka bere qe: tanime te jete fituar eksperienca e nevojshme per te ofruar cilesine dhe edukaten e domosdoshme te punes qe do te kerkohet se afermi ne ndertimin e resorteve turistike. Hapi tjeter, ne punezenie me afatgjata do te conte automatikisht ne investime ne burime njerezore, per te permiresuar cilesine e sherbimit hotelier. Hapat e pare ne kete drejtim jane hedhur, tanime jane shume te rinj qe po investohen duke marre shkollimin perkates.
Zhvillimi i ekoturizmit
Jo shpesh mund te ndodhe qe natyra te jape aq prane detit dhe malin. Nga njera ane do te jete terheqja e biznesit per maksimizimin e te ardhurave nepermjet perdorimit sa me eficient te burimeve ne dispozicion, perfshire ketu dhe burimet njerezore te kualifikuara, qe nuk do te pranojne me tej kompromisin e punezenies sezonale. Cdo biznes hotelier, do te duhej minimalisht te diversifikohej ne investimet e tij, si ne turizmin bregdetar dhe ne ate malor, per te siguruar vijueshmeri hoteliere gjate 365 diteve te vitit. Mirefilli turizmi malor ne Shqiperi do te kishte te gjitha karakteristikat e eko-turizmit, duke zhvilluar eksperienca pozitive per te dyja palet si per vizitoret edhe per mikpritesit, duke gjeneruar te ardhura financiare dhe fuqizimin financiar te mikpritesve, si dhe me e rendesishmja do te rriste sensibilitetin e politikberesve vendor per te administruar me sa me shume fanatizem e dobi, zonat qe kane nen administrim. Dhe ne Shqiperi keto zona nuk jane te pakta, permend disa: Lugina e Valbones, Lura, Korabi, Thethi, Stebleva, Puka, Prespa,Voskpoja, Dardha e shume e shume lokalitete me potenciale te larta zhvillimi.
Rritja e konsumit brenda vendit
Kjo do te na coje t'i kushtojme vemendje, sektoreve ndihmes te turizmit. Fakt mbetet qe kemi nje bujqesi te prapambetur krahasuar me fqinjet tane, por gjithashtu, vlen te theksohet se tregu shqiptar eshte nje treg relativisht i vogel dhe shpesh here, perfitueshmeria ekonomike del me e larte nga marrja e produkteve te gatshme nga prodhues te fokusuar drejt nje produkti te caktuar. Ne gjykimin tim mbetet i papranueshem importimi nga fqinjet tane deri ne produktet me elementare. Subvencionimi i tokave bujqesore duhet te jete prioriteti yne, gjate kesaj dekade. Aktualisht norma e kthimit per meter katror e tokes bujqesore mbetet shume prane zeros.
Ne kete moment nevojitet qe fermeret te kuptojne se kontratat private kolektive, do te ishin me fitimprurese, do te kursenin lodhje fizike nepermjet perdorimit te perbashket te makinerive dhe pajisjeve si dhe do te kursente kohe te cmuar per ta. Ndersa Shqiperia do te mund te siguronte me shume te mira nga brenda vendit, pa qene nevoja e importimit nga jashte. Duke konsideruar marketingun si nje investim dhe jo si shpenzim, norma e kthimit nga marketimi nderkombetar i turizmit do te jete i mahnitshem. Duke terhequr nepermjet marketimit nderkombetar, turist nga anekend globit, te hyrat e medha ne valute te huaj do te kontribuojne ndjeshem ne rritjen ekonomike te Shqiperise. Nepermjet thithjes se ketyre te ardhurave do te shohim rritjen e cilesise se jeteses, keto te hyra ne buxhetin e shtetit do te perkthehen ne investime ne sektore te tjere publik te tille si, spitale, shkolla etj. Eshte e pashmangshme qe investitoret vendas e te huaj, te mos terhiqen per te investuar ne bregdetin Shqiptar, nisur nga:
Shqiperia si destinacion turistik.
Sistemimi final i rrjetit te transportit rrugor e hekurudhor.
Tradita e forte e mikpritjes shqiptare.
Arritja lehtesisht e pikave turistike nga qendrat e medha te banuara.
Nje nder vendet me taksat me te uleta ne Evrope.
Punezenia e nje stafi te kualifikuar, me kostot me te uleta se ne cdo vend tjeter.
Jane keto pikat qe permend me siper qe mendoj se do te perbejne avantazhet, per te pare ne kete 10-vjecar, lulezimin e Shqiperise sone ne nje dimension te ri ashtu sic te gjithe e kemi enderruar.