E Shtunë, 31 Tetor 2026

Qe Shqiperia, vertete te jete ne moshen e internetit... Aranita Brahaj

Vetem pese per qind e shqiptareve qe kane nje domain e posedojne ate me identitetin shqiptare, apo ne zonen "al" (per Albania) qe administrohet nga qeveria jone. Kjo e dhene eshte indikator negativ ne teresine e statistikave qe flasin per Shqiperi ne moshen e internetit. Nentedhjete e pese per qind e domeneve qe perdoren nga shtetas shqiptare kane identitet "com", "it", "de", "uk" etj qe jane adresa me identitet italian, gjerman, britanik etj. Arsyeja e kesaj anomalie eshte se Shqiperia e 2011 lundron ne moshen e internetit, por proceduara per te poseduar nje domain shqiptar (qe jepet nga nje autoritet ne RSh perkatesisht Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare) ecen si ne kohen e lajmetareve maratonomak. Kohezgjatja per te blere nje domain me ".al" eshte e denje per rekordet "Guiness". Nje shqiptar duhet te prese zyrtarisht minimumi 20 dite e maksimumi deri 60 dite per te blere identitetin shqiptar virtual, ndersa shtetasit gjerman, italian, grek, bullgar e deri tek fqinjet tane ne Malin e Zi kete regjistrim e bejne per pak sekonda on line.
Shqiptaret ne 2011 po behen gati te shijojne edhe mrekullite e komunikimit te gjenerates se trete 3G. Edhe sherbimet publike jane lehtesua e bere me eficente. Te regjistrosh nje shoqeri tregtare ne RSh tashme eshte proces qe fale legjislacionit per biznesin shqiptare kryhet me te mberritur ne sportelet e Qendres Kombetare per Regjistrim. Pasaportat tona biometrike mund t'i marrim edhe per shtatedhjete e dy ore fale sistemit elektronik per gjendjen civile. Ne kete efikasitet e transparence procedurash te ofruara se pari nga entet publike shqiptare, per fat te keq paradoksi qendron tek fakti se identitetin virtual shqiptare nuk mund ta regjistrosh on line.
Pse kjo kohe e gjate, procedura me e gjate e nje aplikimi per nje sherbim ne vendin tone! Me pak fjali po bej te ditur se cfare mesova mbi menyren se si funksionon kjo gje. Formulari per regjistrim i ofruar nga AKEP nuk eshte ne versionin qe mund te plotesohet dhe dergohet ne menyre elektronike. Ky dokument PDF duhet printuar plotesuar dorazi e me tej skanuar per t'u postuar prane autoritetit me e-mail. Pasi autoriteti shqyrton ne tre zyra per te bere kontroll ne aspektin teknik, juridik e me pas financiare merr vendim nese nje domain i kerkuar mund te ofrohet. Kjo proceduare kontrolli e cila nuk kryhet nepermjet nje sistemi por nepermjet gjykimit te burimeve njerezore justifikon kohen e gjate te procedures. Pas kesaj klientit kerkues i jepet nje pergjigje dhe nese domaini eshte pranuar per regjistrim i dergohet nje fature paraprake per te bere pagesen, edhe kjo nepermjet sportelit te nje banke qe komunikon me zyren e finances se Autoritetit nepermjet postes. Edhe ky verifikim shton kohezgjatjen e procesit me tre deri ne shtate dite te tjera.
Si do te funksiononte regjistrimi nese nje person do te donte te regjistronte nje domain qe nuk perfundon me ".al" por le te themi me ".it": aplikimi behet plotesisht nepermjet internetit, ne formulare jepen edhe te dhena te kartes se kreditit per te kryer pagesen per kete sherbim. Pasi deklarohen te dhenat e personit qe kerkon te posedoje domeinin me nje emertim te caktuar sistemi ben kontroll elektronik nese domaini i kerkuar nuk eshte poseduar me pare nga nje kerkues tjeter, edhe pagesa nepermjet kartes se kreditit behet automatikisht dhe brenda pak sekondash kerkuesi posedon domainin e tij. Pra gjithcka behet me lehtesi dhe pa shpenzuar kohe pritjeje apo kohe per pagesa dhe verifikime ne sportele bankare. Ne kete menyre eshte kursyer edhe investimi per te komunikuar me specialist te departamentit te regjistrimit domein apo specialist te departamentit juridik dhe te finances prane autoritetit perkates.
Sa i rendesishem eshte identitetit shqiptare per nje domain! Rendesia, autoriteti, te qenit prestigjioz per cdo institucion, organizem, ent, perfaqesues mediatik, personalitet publik, artist, sportist apo shkencetare lidhet edhe me formen e prezantimit nepermjet nje domain qe per arsye etike e korrektese duhet te jete nje domain i zones me te cilen identifikohet. Nje biznes i ri qe celet apo nje biznes i konsoliduar ka arsye te kete nje kartevizite sa me reale. Kjo eshte e rendesishme per cdo ent publik e per cdo person fizik e juridik qe vepron ne RSh. Keshtu nje agjenci, hotel apo restorant shqiptare do te prezantohej ne nivel inferior nese ne karteviziten e biznesit do te prezantohej me nje domein elektronik qe perfundon me "it" me "de". Sa kuptim do te kishte "Shqiperia turistike" nese nuk prezantohet me nje "mbiemer elektronik" shqiptare.
Historiku i domaineve me ".al". Shteti shqiptare ka kontroll ne zonen ".al" qe prej vitit 1998. Por kjo procedure gjate viteve 98 - 08 administrohej teknikisht nga nje njesi qe nuk ndodhej ne territorin e RSh (vendndodhje ne shtetin Italian), pagesa per sherbim ishte shtatedhjete e gjashte dollar amerikan dhe kohezgjatja deri disa muaj. Pas 2008 - tes ky sherbim u vendos ne kompetencen e AKEP. Deri ne vitin 2008 persona fizik e juridik shqiptare nuk kishin akses ne marrjen e nje domeini shqiptare qe perfundon me ".al". Deri atehere ky ishte privilegj vetem per ndonje autoritet shteterore. Ne vitin 2008 me nje rregullore te Autoritetit u dha mundesia qe persona fizik e juridik te cfaredoshem te regjistrohen me domaine ".al" kundrejt nje pagese prej tridhjete dollaresh per nje sherbim prej nje viti. Me ndryshime te kesaj rregulloreje ne 2009 ndryshoi edhe politika e tarifes se sherbimit nga tridhjete dollar ne vit pagesa u vendos dy mije leke per dy vjet. Po te krahasohet praktika e vitit 98 - te per te marre nje domain me ".al" me praktiken aktuale ndryshimi pas dymbedhjete vitesh qendron vetem tek tarifimi me i ulet dhe serveri fizin ne Shqiperi. Pjesa tjeter e procedures paraqitet e veshtire, jo efikase, me burokraci dhe me mangesi duke e krahasuar me sherbimin publik ne kohen e dixhitalizimit. Praktika ne fjale duhet liberalizuar, lehtesuar dhe deburokratizuar edhe me tej. Ne kuader te vullnetit politik per nje Shqiperi ne moshen e internetit regjistrimi i domaineve me ".al" jo vetem duhet thjeshtuar por me tej duhen politika per te nxitur perdoruesit shqiptare te prezantohen me domaine shqiptare.
Sa perdorues shqiptare posedojne nje domain ".al". Vetem pese per qind e perdoruesve ne Shqiperi kane domain qe perfundon me ".al". Pjesa tjeter jane bere klient te domaineve me emertese te huaj ose me emertese pa identitet. Keshtu ne RSh jane regjistruar me mbaresen ".al" vetem tremije e peseqind e shtatedhjete e nje domaine .al; me mbaresen ".net.al" jane regjistruar shtatembedhjete domaine; me mbaresen ".org.al" jane dyqind e kater perdorues; me mbaresen ".gov.al" jane njeqind tetedhjete e shtate; me mbaresen ".mil.al" jane vetem tete. Ne total jane tremije e peseqind e shtatedhjete e nje domaine qe mbarojne me ".al". Dhe keto jane vetem pese per qind e domaineve qe perdoren nga persona dhe subjekte qe veprojne ne territorin e RSh.
Pse ky numer i vogel perdoruesish te domain.al. Sipas shoqerive te sherbimeve te internetit, interesi per te pasur domain me ".al" eshte ne nivele te larta, por procedura e dhenies nuk i pergjigjet ketij interesi. Keqperdorimi i zones ".al" nga shteti shqiptare konstatohet separi me faktin se ne dekaden e pare te posedimit nuk pati asnje rregullim te mirefillte ligjore per te krijuar akses te rregullt ne posedimin e domain.al. Edhe pas 2008 rregullorja e autoritetit perkates nuk krijoi nje hapesire per proces efikas. Por arsyeja kryesore qendron tek fakti qe kontrolli dhe rregullimi i zones nuk behet me ane te nje sistemi automatik por nepermjet nje kontrolli manual qe behet nga burimet njerezore te AEKP. Disi paradoksale kjo mungese e sistemit automatik dhe perdorimi i burokracise per nje proces novator, proces qe perkon me strategjite qeveritare per nje Shqiperi dixhitale e novatore.
Per me shume perdorues te zones ".al". Qe Shqiperia te jete mirefilli ne moshen e internetit ky sherbim duhet rregulluar dhe liberalizuar. Rregullimi duhet bere ne dy aspekte: informatike dhe administrativ. Per kete lind nevoja per nje rregullim te ri ligjore te zones ".al". Bazuar ne praktiken efikase te ekzekutivit ne permiresim te sherbimeve publike nepermjet delegimit te kompetences tek kompani private, edhe procesi i regjistrimit dhe posedimit te domain.al mund te lehtesohej nepermjet nje modeli te tille. Duke qene se kerkohet nje program qe mundeson regjistrim automatik te domaineve, kosto dhe shpenzim per kete proces te kushtueshem informatike mund te devijohen nga buxhetit publik tek nje investim privat i nje korporate apo shoqerie me veprimtari sherbime interneti. Sistemi do te duhet te mundesoje pranine e disa regjistruesve privat, qe anetaresohen tek administruesi i sistemit. Ka vite qe nje gje e tille premtohet dhe reklamohet si dicka qe duhet bere ne nje plan afatshkurter nga AKEP (dikur ERT), por projekti real nuk ka nisur dhe me gjithe optimizmin qe mund te kene webmasterat shqiptare, nje projekt i tille nese lihet ne vullnetin dhe eficencen e nje njesie te vetme te autoritetit shteterore ka pak gjasa konkretizohet ne harkun kohore te ketij viti qe sapo filloi.
E dhena statistikore qe vetem pese per qind e poseduesve shqiptare te nje domain kane identitetin "al" eshte nje e dhene qe e rendit Shqiperine ne listen e vendeve me indikator negative sa i takon teknologjise dhe novacionit. Nje rregullim i shpejte ligjore eshte nje domosdoshmeri per politikat dhe strategjite e informatizimit, sherbimit publik efikas dhe prezantimit prestigjioz te aktiviteteve shqiptare ne rajon e me tej ne Evrope e ne mbare boten. Keshtu, shpresojme qe 2011 te perfundoje me nje numer me optimal te domain.al.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›