E Hënë, 2 Nëntor 2026

Rikthehet “I Wanna Dance with Somebody”, 13 vjet pas vdekjes së Whitney Houston

NJU JORK, 11 shtator /ATSH/ – Duket e pamundur, por kjo është magjia e saj. Sot u ngjall sërish zëri i Whitney Houston, 13 vjet pas vdekjes së saj, sipas AP.

Kënga është një duet i realizuar nga këngëtari anglez Calum Scott, një riinterpretim balladë i klasikës “I Wanna Dance with Somebody (Who Loves Me)”, duke përdorur vokalet origjinale të Houston.

“Ishte diçka që as nuk mund ta kisha ëndërruar si një mundësi, dhe fakti që do ta bëj është një nga moment më të veçanta  të karrierës sime”, tha Scott

Zëri i Houstonit është ai që i dha jetë fëmijërisë së tij, falë nënës së tij, dhe ai e quan Houston një nga interpretuesit më me ndikim në jetën e tij dhe në jetën e shumë njerëzve.

Projekti kërkoi miratimin e Pat Houston, kunatë së Whitney Houston  dhe ekzekutueses së pasurisë së saj, si dhe të kompanisë “Primary Wave”, e cila bleu të drejtat e këngëve të Houston në një marrëveshje të vitit 2022.

Ideja për duetin erdhi nga “Primary Wave”, i  impresionuar nga versioni  live i  këngës së Scott  në turneun e  këngëtarit Ed Sheeran në 2024, ku ai e shndërroi këngën  hit të 1987-s në një balladë të ndjerë,  dhe duke e kombinuar me “Dancing On My Own” të Robyn.

Scott mori vokalet origjinale të Houston të prodhuara nga “Narada Michael Walden” dhe incizoi versionin e tij me producentët Jon MAGS Maguire, Andrew Yeates dhe Charlie T në Britaninë e Madhe me pjesëmarrjen e një seksioni violinash që i dha këngës një dimension emocional të ri.

Një vendim i hershëm ishte që kënga të fillonte me zërin e vetëm të Houston në vargun e parë. Gjithashtu, ata ruajtën efektin e njohur të “snare drum”që ishte i regjistruar në versionin origjinal në kasetë, si dhe modifikuan ndryshimin ikonë të çelësit në korin e fundit.

“Ishte një nder thjesht të harmonizoja me të dhe të kërkoja ato nota të larta”, tha Scott.

Ky projekt rikthen magjinë e zërit të Whitney Houston, duke e sjellë hitin e saj klasik në një formë të re dhe emocionuese për audiencat e sotme. /Ad.Ab./

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›