Rikthehet “Rebeli Mekein”, tenton të fitojë Senatin
Autori i Lajmit: Redaksia
Uashington – Në fund të muajit të shkuar, Xhon Mekein qëndronte prapa personit, që është të paktën këto vitet e fundit sigurisht një nga më të rëndësishmit e politikës amerikane. Dhe duke folur përpara turmës, qëndronte Sarah Palin që po mundohej ti shlyente dhuratën e pallogaritshme të tij në mënyrën më të mirë të mundshme: duke e ndihmuar të mbijetojë. Përballë një sfide të vështirë për të fituar një vend në Senatin amerikan këtë verë, Mekein dëgjonte ndërsa ish-guvernatorja e Alaskës e lavdëronte, ndërkohë që ai u hidhte një sy letrave të tij herë pas here dhe kishte stampuar në fytyrë një buzëqeshje nervoze, sikur nuk dinte se çfarë do të thoshte Palin më pas. Herë pas here ai duartrokiste. Por Palin gjatë fjalimit të saj e humbi mesazhin e vërtetë të kësaj fushate zgjedhore në Arizona. Gjatë tri dekadave të tij në Kongresin Amerikan, Mekein nuk kishte arritur deri në pikën sa të kënaqte shumë republikanë të Arizonës, ndërsa rivali i tij, ish-kongresmeni J.D. Hayuorth, do ta quante veten si “konservator i qëndrueshëm”. Shumë prej votuesve më fanatikë të konservatorëve, të cilët do të jenë përpara kutive të votimit pavarësisht të nxehtit të madh të stinës së verës, janë lodhur kohë më parë me “Mekein Rebelin”, i cili ka kaluar kufijtë dhe ka bashkëpunuar me demokratët për çështje të tilla si reforma e emigracionit, ngrohja globale dhe fushatës kufizuese të dhurimeve financiare. Por mbiemri “Rebel” është një përkufizim që Mekein nuk e mbart më. Në të vërtetë, ai tani mohon ta ketë mbajtur ndonjëherë. “Unë nuk e konsideroj veten asnjëherë një rebel”, - tha ai. “Unë e konsideroj veten një person, i cili u shërben njerëzve të Arizonës me përkushtimin më të madh”. Por nga ana tjetër, ishte Sarah Palin, e cila i nxiti mbështetësit e saj katër herë gjatë 15 minutave që ta dërgonin Mekein Rebelin përsëri në Uashington. Në dallim nga ligjërata e Palinit, fjalimi i Mekeinit tingëlloi i shprishur, ndërsa gaboi dhe datën e zgjedhjeve të kësaj vjeshte. Turma nisi të mërzitej dhe erdhën largimet e para ndërsa të gjithë ata që e shikonin online në internet mund të vinin re se audienca u reduktua, ndërsa ish- kandidati republikan për president mbante fjalën e tij. Por luftëtari i vjetër, i cili nuk ka pasur një sfidë të vërtetë që prej vitit 1982, u rikthye luftarak. Me republikanë që po bëhen gjithnjë e më shumë moderatorë, persona si Mekein po shndërrohen në specie në zhdukje. Mekein është duke synuar një fushatë agresive në Arizona këto ditë, duke rivendosur lidhjet, duke mbajtur takime me qytetarët, madje aq sa nuk e ka bërë kurrë gjatë fushatave të mëparshme ndër vite. “Herën e fundit që unë pata një bisedë me Xhonin e Parë, mu desh ta ngrija receptorin e telefonit tri herë”, - thotë Randy Pullen, republikani që drejton Arizonën, të cilin Mekein po përpiqet ta zëvendësojë. Por Xhon gëzon dhe admirimin dhe respektin e shumë kundërshtarëve të tjerë politikë. “Më vjen mirë që shumë prej nesh nuk janë si Xhon Mekein, por jam i kënaqur në të njëjtën kohë që pak prej nesh janë dhe si ai”, - thotë ish-senatori i Nebraskas, Bob Kerrey Nebraska. Pa një emër të njohur demokrati në garë, Mekein mund të pretendojë një mandat tjetër për republikanët.
Ky lajm është publikuar: 07/04/2010