E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rikthehet Seria A, fillon në 10 shtator

Do të kthehet më në fund Seria A. Liga italiane e futbollit do të fillojë ne datën 10 shtator.Pas shtyrjes së javës së parë, për shkak të mosmarrëveshjeve mes federatës italiane të futbollit dhe shoqatës së lojtarëve italianë, tashmë Seria A i është ndezur drita e gjelbërt dhe bukuritë e futbollit italian do të rikthehen. Vetë Damiano Tomasi, president i shoqatës së futbollistëve, pohoi se është arritur marrëveshja dhe kërkesat e lojtarëve italianë janë pranuar nga federata.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›