E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arsenal transferon Park Chu-Youngun

Skuadra e Arsenalit ka arritur marrëveshje për transferimin e Park Chu-Young nga klubi francez Monaco. Jugkoreani ka kaluar tre sezonet e fundit në Ligën e Parë franceze, ndërsa trajneri i Topçinjve, Arsene Wenger, e konsideron si të nevojshëm për klubin e tij.
 

“Jemi të ngazëllyer që e kemi transferuar Chu-në”, ka thënë Wenger për faqen zyrtare të Arsenalit. Po ashtu, futbollisti është shprehur i lumtur për praninën e tij tek Arsenali.
 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›