E Shtunë, 31 Tetor 2026

Forlan tek Interi zevendesuesi i sulmuesit Etoo

Diego Forlan i ka thënë lamtumirë Atletikos së Madridit për të nisur një aventurë të re me Interin në kampionatin italian. Sulmuesi uruguajan, i cili është shpallur dy herë golashënues në Primera Divizion dhe një herë si lojtari më i mirë i Botërorit 2010, ka pranuar ofertën e skuadrës italiane. Kjo e fundit kërkon një sulmues goli, i cili të zëvendësojë denjësisht Samuel Eto, që u tranferua në kampionatin rus tek Anzhi.

“Jam i vetëdijshëm që do të luajmë me një skuadër të madhe, me lojtarë të shkëlqyer dhe që kërkon gjithmonë të fitojë titullin kampion. Për mua është një sfidë në karrierën time si futbollist dhe do të kërkoj të ndihmojë skuadrënn time të re në objektivat e saj”, ka thënë Forlan, i cili në katër vjet të luajtur me Atletikon e Madridit numëron 74 gola të shënuar. Këto shifra flasin qartë për një sulmues të mësuar me gola.

Forlan pritet të nënshkruajë një kontratë 3-vjeçare me Interin, që duket se ka gjetur zëvendësuesin e dubhur për Samuel Eto. Ndërkohë, Forlan ka mbërritur në Milano, ku ka kaluar me sukses testet mjeksore, ndërsa pritet të dëbutojë këtë fundjavë në ndeshjen e parë të kampionatit italian.

Nertan Prifti

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›