Rikthehet “Shtepia e Bernarda Albes”, nis turneun e shfaqjeve Izaura Ndoj
Drama “Shtepia e Bernarda Albes” me regji te Kico Londos, rivjen ne skenat shqiptare nga Teatri Shetites. Nje shfaqje, e cila per dy sezone rrembeu duartrokitjet e publikut kryeqytetas per vet mesazhin qe percjell, rikthen serish ne magjine e teatrit aktoren Luiza Xhuvani dhe Roza Anagnosti, por dhe nje kast te gjere aktoresh femra. Drama e Federiko Garsia Lorkes do te preke per here te pare, teatrin “Petro Marko” ne Vlore me datat 9 dhe 10 janar, ne oren 18:00. Dikur e luajtur ne nje skene rrethore, tani e kaluar ne nje skene tradicionale teatri, “Shtepia e Bernarda Albes” do ta kete Vloren si ndalesen e saj te pare, sepse qytete te tjera do te behen pjese e rrugetimit te gjate, neper Shqiperi dhe jo vetem. Sipas regjisorit Kico Londo, drama spanjolle ka ne qender te saj, figuren e gruas e cila ne shoqerine tone eshte paksa e shtypur, per kete arsye ka zgjedhur qe kjo veper, te preke dhe teatrot shqiptare. “Shoqeria nuk reagon, sepse eshte e ndrydhur, i eshte nenshtruar mentalitetit te te shtypurit dhe, si pasoje, nje shoqeri e tille eshte gjithnje ne dekadence, ne renie dhe une mendoj qe nje menyre e tille jetese, eshte tragjike dhe kjo perkon shume mire me tragjizmin e vepres se Lorkes, me fundin e saj”.
Ngjarjet nuk do te zhvillohen brenda mureve te nje shtepie, por jashte, si oborri i nje shtepie private rrethuar me lule dhe shatervan e stola ne mes. Heroinat shqiptare te Lorkes, jane femra te deshtuara ne dashuri, femra qe nuk gjejne rruge te hapur ne pasionin e tyre te pakenaqur, e shpirtrave te dashuruar dhe te flakeruar. Per vec dy aktoreve si Roza Anagnosti dhe Luiza Xhuvani, ne kete projekt do te jene edhe Esela Pysqyli, Ermira Hysaj, Adriana Tolka, Erjona Kakeli, Mirela Naska dhe Klodiana Keco. “Shtepia e Bernalda Albes” eshte nje veper e vendosur mes raporteve te lirise, dhunes dhe shtypjes seksuale. Nje mashkull leviz gjithe veprimin dramatik te vepres. Ne qender jane 5 vajza, qe kerkojne marredhenien me mashkullin, qe duan te vrasin nenen, te ikin nga shtepia dhe nga ana tjeter eshte nena e tyre, qe per te ruajtur “nderin e familjes”, kerkon t’i kete te bijat nen tutelen e vet. Pasi ka mbetur e ve per here te dyte, Bernarda Alba vendos te mbaje nje zi te rrepte, ajo dhe vajzat e saj. Por do ta vendose kete gje me nje tirani te eger. Por, gjithcka komplikohet kur vajza e madhe terheq nje pretendent, Pepe Romano, i cili hedh ne shtepi faren e xhelozise dhe pasionit. Salla “Shekspir” e Metropolit, do te kthehet ne kopshtin e shtepise se Bernalda Albes, ku do te zhvillohen ngjarjet. “Shtepia e Bernarda Albes” eshte shkruar nga Federico Garcia Lorca ne vitin 1936, pak dite para se autori te arrestohej dhe eshte maja e veprave, me te cilen teatri i tij, arriti kulmin. Shfaqja zgjat 85 min, ndersa bileta kushton vetem 200 leke.