Biserko: Serbia s'mund ta pengojë njohjen e Kosovës
Kryetarja e Komitetit të Helsinkit për të Drejtat e Njeriut në Serbi, Sonja Biserko vlerëson se nisma e Serbisë për t'i kërkuar Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë (ICJ) mendimin juridik mbi ligjshmërinë e shpalljes së pavarësisë së Kosovës është humbje kohe.Në një intervistë për BBC-në, zonja Biserko thotë se pavarësia e Kosovës është njohur nga shtetet më të rëndësishme të botës dhe Serbia nuk mund ta pengojë më këtë proces.
Zyrtarë të qeverisë së Serbisë thonë se kanë arritur që të ndalojnë procesin e njohjes së pavarësisë së Kosovës, e cila deri tani është pranuar nga 45 vende, përfshirë edhe SHBA-në dhe pjesën më të madhe të anëtarëve të BE-së.
Projekt-rezoluta e Serbisë, e cila kërkon mendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë (ICJ) për ligjshmërine e pavarësisë së Kosovës, do të mund të kishte peshë vetëm nëse deri në mesin e shtatorit mbledh votat e afro 100 vendeve anëtare të OKB-së. (INA)