Zjarr në Ruzhdie, rrezikohen shtëpitë
Sot në orët e para të mëngjesit dy vatra zjarri janë evidentuar në komunën Ruzhdie të rrethit të Fierit. Zjarri ka rënë në ullishte dhe është përhapur me shpejtësi në të gjithë zonën. Ndërkohë janë dhe dy shtëpi në kodër të cilat rrezikohen por aty janë përqendruar dhe dy mjete zjarrfikëse më shumë. Akoma nuk dihen shkaqet e këtij zjarri. Kryetari i komunës ka kërkuar ndihmë urgjente pasi rrezikohet fshati.