Pekin, Guri humb shansin për medalje
Fati i keq dhe shorti i pafavorshëm e kanë ndjekur Elis Gurin, që për herë të parë, në konkurrimin e sportistëve tanë në Lojërat Olimpike, hapi një dritë jeshile për Shqipërinë që mund të fitonte medaljen e saj të parë në Lojërat OLimpike. Guri arriti të shkojë deri në çerekfinale, duke mundur kampionin olimpik në fuqi, egjiptianin Karam Gabe. Kjo i dha shansin edhe një herë, pas humbjes me fituesin e medaljes së argjendtë, gjermanin Mirko Englisht, të "luftojë" për medaljen e bronztë. Por, pikërisht aty ku një dritë jeshile u hap për të gjithë shqiptarët, aty fillon eshuhet shpresa nga fati i keq i shortit për Gurin dhe favorizimin e koreano-jugorit, Han Tae Young. Kësisoj, sportisti shqiptar Elis Guri e përfundon garën e tij në Pekin dhe renditet në vendin e 8 të.
Në ndeshjen e parë të tij, e vlefshme për çerekfinalet, ai ka mundur kampionin olimpik në "Athinë 2004", egjiptianin Karam Gaber. Këtë takim Guri e fitoi me rezultatin 3-1 pas tre raundeve. Me këtë fitore Elis Guri kalon turin e parë eliminator dhe shkon në çerekfinale, ku përballë tij është gjermani Mirkon English, me një përvojë dhe karrierë të pasur sportive si dhe fitues i disa titujve ndërkombëtar; kampion bote në vitin 2007 dhe kampion europe në vitin 2008. Pavarësisht ndeshjes së bukur që ka zhvilluar sportisti shqiptar shorti i garës nuk ka qenë aspak në favor të mundësit tonë Elis Guri, i cili fatkeqësisht e ka humbur përballjen me sportistin gjerman, humbje kjo që i kushtoi atij kalimin direkt për në gjysmëfinale dhe synimin serioz të poditit të fituesit, të një medaljeje në këto lojëra. Në ndeshjen e dytë fati i hedhjes së goglave i heq Elis Gurit medaljen e argjendë. Por, duke qenë se gjermani shkoi në gjysmefinale dhe deri në finalet e peshës 96 kg dhe fiton medaljen e argjendtë, sportisti Elis Guri, që u përball direkt me të në takimin e vlefshëm për gjysmëfinalet, ripeshkohet dhe hyn sërish në lojë për zonën e medaljeve. Në takimet e ripeshkimit Elis Guri duhej të ndeshjes me koreano jugorin Han Tae Young, i cili gjithashtu vinte në këtë takim pas humbjes në turin e parë eliminator me sportistin gjerman Mirko English. Takimi për të kaluar në finalet për medaljen e bronzit (pasi ndërkohë e arta dhe e argjendta u ndanë në takimin direkt mes rusit Aslanbek Khushtov dhe gjermanit Mirko English) mes shqiptarit Elis Guri dhe koreano-jugorit, që duhet thënë se deri në takimin me Gurin u zhvillua i fortë dhe me rivalitet. Elis Guri vinte në këtë takim pas 2 ndeshjeve të zhvilluara njëra pas tjetrës, ndërsa koreani pasnjë ndeshjejetë zhvilluar që në turin e parë eliminator. Deri pas raundit të tretë takimi mes tyre ka qenë i barabartë dhe vetëm në fund Guri e ka humbur takimin, pasi fituesi iu la goglave duke fikur përfundimisht dritën jeshile për t'i dhuruar Shqipërisë të parën medalje në Lojërat Olimpike dhe pse e bronztë. Pas përfundimit të të gjitha takimeve Elis Guri është renditur në vendin e 8 të (mes 20 konkurrentëve) në klasifikimin e përgjithshëm të peshës 96 kg në Lojërat Olimpike "Pekin 2008", një rezultat ky shumë pozitiv për sportsitin shqiptar, që dy vitet e fundit po kalon një periudhë të shkëlqyer. Elis Guri është vetëm 25 vjeç dhe premisat për një karrierë të suksseshme i ka dhënë kohë më parë, por i përforcoi akoma më shumëme përfaqësimin e tij në Lojërat Olimpike "Pekin 2008". Medalja e artë në këtë peshë u fitua nga rusi Aslanbek Khushtov, medalja e argjendtë nga gjermani Mirko English dhe dy të bronztat u ndanë mes Asset Mambetov të Kazakistanit dhe Adam Ëheler të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.