Si u mundua ta fshehë Edi Rama antiamerikanizmin e vet, në korrespondencën e mbrëmshme

Përpjekjet për të garantuar bashkëpunimin me SHBA-në s’i kanë rezultat njeriut që organizoi dhunën e 21 janarit. Kabllot e Uashingtonit e klasifikojnë liderin e opozitës si një politikan që kërkon revolucionin dhe që mban si nr. 2 një politikan të padëshiruar në SHBA, prandaj edhe vendimi për të mos bashkëpunuar me këtë opozitë anti-NATO e anti-Perëndim është krejt i lexueshëm
Edi Rama, që me çudinë e tij, të të bërit të rolit të publicistit të dështuar po na çuditë të gjithëve, kulmoi dje me “kabllogramin” e radhës, të botuar dje në formë “editoiali”, nga gazetat e kontrolluara prej atij vetë.
Çudia, e cila kulmoi dje, nuk qëndron aq në faktin se Edi Rama shkroi, sepse ai ka shkruar edhe më parë dhe do të vazhdojë të shkruajë edhe në të ardhmen. Çudia e djeshme qëndron në faktin se me atë “palo-editorial”, ai kishte gdhendur (ndoshta me bythë) dështimin e tij në politikë, njësoj, sikurse vite më parë gdhendte, po me bythë, dështimin e tij, në stolin e rezervave..., si basketbollist..., më vonë edhe... si bojaxhi...
Dështimi i djeshëm i Edi Ramës, kulmonte me sforcon e atij vetë, kur përpiqej të jepte mesazhin se ai e do SHBA-në, e se do të bashkëpunojë edhe më tej me të...
I eksituar, për ca botime, këto ditë, në gazetat e tij, të ca të pretenduarave si kabllograme të Wikileaks, Edi rama, me shpresën se “palo-editoriali” i djeshëm i tij, do të jetë nesër pjesë e “komenteve” (sërish në vëmendje të Wikileaks), të pretenduara të ambasadës amerikane në Tiranëve, çnuk po sajon, që na kabllogramet e mundshme të publikuara, ai të mos shfaqet vetëm si një maniak, pervers..., etj..., etj..., por të shpallet edhe si një i dashuruar me Amerikën...
Pikërisht, këtu zë fill edhe kulmi i çudisë së Edi Ramës..., pse jo edhe “loja e tij me dy porta”...
... Nga njëra anë, ndërsa ai investohet për të zënë një “vend nderi”, në kabllogramet e mundshme të radhës të publikuara nga Wikileaks, “shpërdoron” dashurinë për Amerikën, por harron dhe s’jep përgjigje për kabllot e tmerrshme dhe për notën pakaluese që Uashingtoni i vë opozitës...
Pora nga ana tjetër tjetër e “lojës me dy porta”, ai s’thotë gjë për Gramoz Ruçin, të cilin Amerika nuk e do (aq sa Edi Rama do Amerikën), por e ka shpallur atë “non grata”... Po kështu, Eid Rama nuk përgënjeshtron mesazhin e Pandeli Majkos, se ai është diktator në parti..., qëndrim i konfirmuar, nga Amerika, nëpërmjet Wikileaksit... Njëherazi, në tentativë e tij, për të mos e fshehur dashurinë me tepri për Amerikën, Edi Rama, nuk merr në konsideratë vlerësimin e Blushit se ai po tenton një revolucion të dhunshëm të tipit ukrainas, vlerësim, i shprehur dhe konfirmuar edhe nga kabllogramet e Wikileaksit. Po ashtu Edi Rama, duke na zbuluar dashurinë e tij për Amerikën, bën sikur harron, të shiturit të paktën formalisht, të sjelljeve për “qeni besnik” të Erion Veliajt... të cilin nëpërmjet kabllogrameve të Wikileaksit, Amerika e ka konsideruar atë (Erion Veliajn), gati..., gati si fotokopje pa ngjyra të Edi Ramës. Ajo që e nxjerr zbuluar dhe e dekonspiron dashurinë e shtirur të Edi Ramës për Amerikën, është tentativa për të anashkaluar 21 janarin. Por, Edi Rama e di mirë se SHBA-të e dinë, shumë..., shumë..., më mirë, se cilat forca u angazhuan për rrëzimin e shtetit në puçin e 21 janarit...
Sigurisht, Edi Ramws, nuk i interesojnë të gjitha këto konstatime të Wikileaksit