Maniaku Rama do të shfrytëzojë Wekileaks-in, për të larë hesapet në parti

Maniaku Rama do të shfrytëzojë Wekileaks-in, për të larë hesapet në parti. Edi Rama, duke tentuar të “zërë një vend nderi” në kabllogramet e mundshme të radhës të Wikileaksit, prapa fsheh edhe një qëllim dashakeqës e tinëzar. Duke mos e fshehur dashurinë për Amerikën, bashkë me konfirmimin e dashurisë edhe për kabllogramet e Wikileaksit, Edi Rama, është gati, në formë investimi, të pranojë, etiketimet e kabllogrameve, ndaj tij, si maniak, pervers..., etj..., etj..., me qëllimin e vetëm të prapa fshehur, që në emër të kësaj, të marrë e konsiderojë si të mirëqena, edhe konsideratat e kabllogrameve të të nominuarve nga Wikileaski, sikurse janë, Gramoz Ruçi, Ben Blushi, Kastriot Islami..., pse jo edhe Tom Doshi e Paulin Sterkaj... etj. Dhe pastaj, duke “vënë shenjën e barazimit”, midis konsideratave të Wikileaksit për atë (nga njëra anë), por edhe për Gramoz Ruçin, Ben Blushin, Kastriot Islamin..., pse jo edhe Tom Doshin e Paulin Sterkaj... (nga ana tjetër), ai (Edi Rama), të pranojë (të keqen më të vogël), se ai vetë është një maniak e pervers..., etj..., etj..., dhe “në emër të vërtetësisë” së kabllogrameve të Wikileaksit, të fshijë nga partia, të gjithë të tjerët që “ju ka dalë emri” te Wikileaksi (si e keqja më e madhe)... dhe të spastrojë me këtë rast, partinë në kongresin e 5 nëntorit.