E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rikthehet sërish historia e kutive...

Berisha dha një konferencë shtypi të hapur në Himarë përballë detit, duke folur veçanërisht për turizmin, por nuk la pa përmendur edhe çështjen e kutive.

"Ka një rezolutë të Parlamentit Evropian. Unë mbetem për zbatimin e saj germë për germë dhe në frymën e saj totale. Rezoluta përcakton qartë se çfarë duhet të hetohet dhe unë i qëndroj plotësisht asaj, i qëndroj plotësisht ligjeve dhe kushtetutës së vendit. Shqipëria nuk mund të bëhet dhe zhbëhet", tha Kryeministri.

Më tej, kreu i qeveria është shprehur se Shqipëria bëhet vetëm duke respektuar ligjet dhe Kushtetutën e saj dhe përmirësuar ato, jo duke i shkelur". "547 deputetë evropianë votuan për materialet e votimit, të cilat nuk përfshijnë fletët e votimit. Për të gjitha të tjerat që kanë të bëjnë me kuadrin ligjor apo kushtetues, qëndroj plotësisht i vendosur të bashkëpunoj me opozitën".

I menjëhershëm ishte reagimi nga Tirana i Partisë Socialiste. Deputetja Vasilika Hysni është shprehur se më në “fund Sali Berisha pranoi domosdoshmërinë e hapjes së kutive dhe hetimit të zgjedhjeve të 28 qershorit, e cila ka rënë në vesh të shurdhër”.

“Sigurisht, që u desh plot një vit që kryeministri të kuptonte rëndësinë dhe legjitimitetin e kërkesës së opozitës, kërkesë e cila muaj pas muaji gjeti gjithmonë e më shumë mbështetjen e partnerëve dhe faktorit ndërkombëtar. Por, më mirë vonë se kurrë”, është shprehur ajo.

Hysi tha më tej, se është tejet e rëndësishme të bëhet transparenca e plotë e zgjedhjeve të 2009, “por që Sali Berisha, pas pranimit të kërkesës për hapjen e kutive, të heqë dorë nga ideja qesharake për të djegur fletët e votimit”.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›