E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rregullat e Gardës së Republikës

Ligji

Duke iu referuar ligjit të Gardës, përveç “VIP”-ve në detyrë të shtetit, ish-presidenti i Republikës, ish-kryeministri dhe ish-kryetari i Kuvendit mbrohen nga Garda e Republikës për një periudhë trevjeçare pas lënies së mandatit. Garda gjithashtu duhet të ruajë dhe mbrojë Prokurorin e Përgjithshëm dhe ministrin e Brendshëm, me eskortë, zëvendëskryeministrin, kryetarin e Gjykatës Kushtetuese, kryetarin e Gjykatës së Lartë, kryetarin e Kontrollit të Lartë të Shtetit, drejtorin e Shërbimit Informativ të Shtetit dhe kryetarin e mazhorancës parlamentare, me shoqërim, me oficerë e nënoficerë. Garda ruan dhe mbron gjithashtu banesat e personaliteteve të larta shtetërore të vendit, selitë, rezidencat dhe objektet e tjera shtetërore. Nën mbrojtjen e saj janë banesat e personaliteteve të larta, në funksion të Presidentit të Republikës, Kryetarit të Kuvendit, Kryeministrit, zëvendëskryeministrit, Prokurorit të Përgjithshëm dhe ministrit të Brendshëm.

#

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›