E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ruajtja e rezidencave shtetërore

Godinat

Sipas të dhënave zyrtare mbrohen nga Garda edhe rezidencat ku zhvillojnë veprimtari personalitetet e larta shtetërore, banesat e VIP-ave të shtetit dhe ish-drejtuesve të lartë për një kohë të përkohshme. Konkretisht, disa prej rezidencave që janë nën mbrojtjen e gardës janë Vila 4, Vila 30, Vila 31 dhe Pallati i Brigadave në Tiranë. Të njëjtën mbrojtje përfitojnë edhe dy vila në Dajt, gjashtë vila rezidenciale në Durrës, pesë në Pogradec dhe katër vila në Vlorë, të cilat konsiderohen si pronë e shtetit. Të gjitha këto rezidenca ruhen nga shërbimet e Gardës së Republikës 24 orë pa ndërprerje.

#

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›