Kriza mbyll 15% të dyqaneve në rajonin e Athinës
Sipas studimit, rezulton se në rrugët kryesore të qendrës së kryeqytetit, nga 3 421 dyqane janë mbyllur 17,2 për qind e tyre.
Kjo situatë, që shpjegohet me rënien e fuqisë blerëse të banorëve dhe borxhet e tregtarëve, është mjaft e rëndë për bulevardet e mëdha të qendrës Stadiu dhe Panespistimiu me përqindje mbylljeje prej 25 për qind dhe 20 për qind, theksohet në studim.
Në rrugët kryesore të portit të Pireut mbyllja arrin në 11 për qind të dyqaneve, ndërsa në Kolonaki, lagjja shik e Athinës, 11,8 për qind e tyre. Në baze të një studimi të mëparshëm llogaritet se rreth 100 mijë persona kanë humbur vendet e punës si pasojë e mbylljes së dyqaneve.