Rikthim ne kohen e shpellave
Ka mbi 2000 vjet që njerëzimi u nda nga jeta e shpellave dhe u grupua në shoqërinë e rregullave, rregulla që u vendosën sipas një hierarkie të caktuar. Në 200 vitet e fundit, demokracia si filozofi triumfuese, ka forcuar bindjen e thellë te njerëzit se rregullat sipas hierarkisë së tyre janë të rëndësishme për ekzistencën e vetë njerëzimit. Kushtetuta, si ligj themelor është maja e hierarkisë legjislative të shtetit demokratik. Kjo do të thotë se çdo ligj, vendim, udhëzim, urdhër, rregullore apo akt tjetër duhet të jenë në përputhje me Kushtetutën. Asnjëri prej këtyre rregullave nuk mund të "guxojë" të shmangë zbatimin e vetë Kushtetutës.
Në vitin 2009, në këtë rruzull ekziston një njeri që kryen detyrën e Kryeministrit të Shqipërisë, që i ka imponuar shoqërisë dhe shtetit një ligj, që jo vetëm nuk respekton hierarkinë e vetë ligjeve, por "guxon" të dalë edhe mbi vetë Kushtetutën. I ashtuquajturi ligji i pastërtisë së figurave, nuk meriton as titullin ligj, sepse ligjet janë gjithmonë në pajtim me Kushtetutën dhe përputhen plotësisht me gjithë pjesën tjetër të legjislacionit të shtetit. Kjo është premisa e parë që një shoqëri të organizohet dhe të funksionojë me një shtet ligjor.
Kur ligjet janë të pranueshme edhe për moralin e shoqërisë, atëherë jemi në fazën e shtetit të së drejtës (për fat të keq, ne jemi ende shumë larg këtij realiteti).
Ligji i lustracionit, që na ka imponuar këto ditë Berisha, nuk ka asnjë lidhje me Kushtetutën dhe gjithë korpusin legjislativ të një shoqërie demokratike. Ai është një mjet politik në dorë të Tij (Berishës), i frymëzuar nga lufta e klasave, që ishte tipike për shoqëritë komuniste. Sidoqoftë, tej retorikave politike, ligji në fjalë nuk plotëson asnjë kriter pranueshmërie për një shoqëri demokratike. Ky është një fakt i konstatuar gjerësisht nga ekspertiza vendase dhe ajo ndërkombëtare.
Një ligj i tillë pretendon të largojë nga detyrat publike të gjithë zyrtarët publikë, të cilët kanë punuar edhe para viteve ‘90, me përjashtim të vetë Kryeministrit. I parë kështu, pabarazia është para nesh sa vetë komunisti Sali Berisha, që para viteve ‘90 ka marrë fletë-lavdërimi për prishje xhamish dhe ka punuar me përkushtim për shëndetin e Byrosë Politike të Partisë së Punës. Pra, sipas këtij ligji, Berisha që shëndoshte ata që jepnin urdhra për masakra nuk ka faj, ndërsa ato që kanë zbatuar ligjet e shtetit të kohës duhen dënuar.
Ligji ka marrë përsipër të dalë mbi Kushtetutën e Republikës, sepse ka vendosur që t‘u ndërpresë mandatet kushtetuese disa të zgjedhurve në detyra kushtetuese. Po të kishte gojë Kushtetuta nuk do të kishte ndalur së bërtituri dhe së ulërituri kundër këtij Kryeministri, i cili na ka kthyer edhe njëherë në kohën e shpellave dhe të shpellarëve.
Kryeministri pretendon se kushtetutat dhe gjykatat nuk paskan të drejtë të gjykojnë dhe të japin vendime që lidhen me këtë ligj. Vetëm shpellarët, dhe më vonë despotët, ia jepnin këtë atribut vetes. Në Republikën Kushtetuese është Kushtetuta ajo që i ndan pushtetet dhe dikton sjelljen e tyre në raport me çdo gjë tjetër. Nuk ka asnjë Kryeministër sot në rruzull (përveç Berishës) që të urdhërojë moszbatimin e Kushtetutës së vendit dhe të mos pranojë gjykimin për kushtetutshmërinë e ligjeve. Ky rruzull, sot ka kryeministra të korruptuar, shkelës ligjesh dhe mbrojtës kriminelësh, po aq sa Kryeministri ynë. Por asnjëri nuk guxon as ta çojë nëpër mend që të imponojë ligje mbi Kushtetutën. As Putini, as Çavez e as Fidel Kastro s‘e kanë bërë këtë gjë. Në rastin më të keq ata kanë ndryshuar kushtetutat sipas interesave të tyre, por jo t‘i abrogojnë ato me ligje koti. Ndërsa Sali Berisha edhe në këtë pikë po shfaqet "origjinal", madje deri larg në origjinën e njerëzimit pra te shpellat.
Ligji i dosjeve ashtu si tragjedia në Gërdec, si korrupsioni galopant në çdo fushë, si sjellja e sekserit serb të Kryeministrit, kanë një anë të mirë, sepse na bëjnë të gjithëve të kuptojmë zgjidhjen e problemit. Tashmë të gjithë e dimë se zgjidhja është largimi i Berishës nga aty ku është. Ky largim është tashmë i pashmangshëm. Të gjithë jemi të kapur peng nga ky njeri dhe nga interesat e tij ilegjitime. Shteti, Kushtetuta dhe vetë shoqëria janë kapur sot peng në mënyrë absurde nga vetë qeveria. Shqiptarët sot qeverisen nga një qeveri që bën ligje për të shmangur Kushtetutën dhe gjykatën. Ne qeverisemi sot në mënyrë absurde nga një qeveri që sulmon prokurorët dhe mbron kriminelët. Ne qeverisemi sot nga një qeveri që korrupsioni i së cilës, që pas Gërdecit, po na shpërthen çdo ditë në kokat tona. Ligjet e kësaj qeverie janë nxitëse të konflikteve sociale dhe jo garantuese të paqes dhe drejtësisë.
Është meritë ekskluzive e demokracisë, fakti që sot njerëzit pajtohen të gjithë kundër një qeverisjeje të tillë. Rregulli demokratik e do që qeveritë të tilla të rrëzohen me zgjedhje, sepse duhet ruajtur me çdo kusht demokracia. Përndryshe rrezikojmë përfundimisht të kthehemi të gjithë të shpellarë.