Lehtësia e një fillimviti për mediat
Mënyra më e mirë për t‘u mbrojtur është sulmi… thotë një praktikë, shpesh e vërtetuar si e saktë. Si munden segmentet dominante, që kontrollojnë mediat të mbrohen ndaj qëndrimeve shpesh të pambulueshme jo-kritike e kokulura ndaj organizmave e vendimeve nga lart? Si munden të fetishizojnë fasadën e rreme të objektivitetit të vet pas së cilës pastaj të mund të fshihen? - Duke sulmuar tamam mungesën "e pafalshme" të kësaj hallke të pakuptim së cilës "shumica" i bën temena aksiomatike, por që është thjesht një shprehje boshe: objektivitetin e mediave.
Networket televizive në SHBA, ditën e fundit të vitit 2008 ia kushtuan përthellimeve përsijatëse në gabimet më të mëdha të mediave gjatë vitit që po shkonte e në rezolucionet ballëhapura e "të guximshme" për vitin që po vinte. Çka grumbulloi shumicën e sulmeve nga kritikët mediatikë, analizues të komunikimit, ishte "qëndrimi tejet i njëanshëm" i mediave gjatë fushatës zgjedhore presidenciale. Të gjithëve na kujtohet se kjo këngë u këndua shpesh edhe gjatë fushatave nga shumë kryqëzues gazetarësh, politikanë dhe të gjithë kandidatët veç Obamës: së pari nga Hillary, pastaj nga McCain, për ta mbyllur me "padrejtësitë" e papara të bëra ndaj Sarah Palin-it, kuptohet, të indinjuar prej tyre. Pa dyshim që avazi do rikëndohej në fundviti.
Dhe kështu ndodhi. Uf-pufet nëpër analizat e mediave për 2008-ën me intonacionin e të fyerit, ishin pa fund e shprehnin revoltën ndaj atyre gazetarëve që guxuan të ishin të anshëm gjatë vitit që iku!? Një gazetar, (e paimagjinueshme kjo!) tha se i kalonin mornica në trup kur fliste Obama, dikush tjetër tha se një nerv që i lëvizte në këmbën e majtë vetëm në raste tejet emocionuese, i aktivizohej kur dëgjonte fjalimet e Obamës. Një i tretë shkoi edhe më tej, sa të thoshte se Palin para Hillary Clintonit është si një igloo eskimeze para së famshmes njujorkeze "Empire State Building". Dhe ç‘është më "terrorizuese" për këta analistë "të paanshëm" të mediave, është fakti se disa prej këtyre "njëanshmërive pro-obamore" vinin nga gazetarë që njiheshin tradicionalisht si të kampit konservator pra anti-obamor.
Po, në fakt, të ka faj gazetari që, teksa raporton mbi programin e një Presidenti apo të mirat e të këqijat e një kandidati, ndien edhe ai emocionin njerëzor, gëzohet, zhgënjehet, beson? Pa dyshim që gazetari ka një opinion mbi atë që shkruan, pa dyshim që këtë opinion, në një mënyrë a një tjetër, e shpreh në shkrim. E përse ta fshehë kur dihet se nuk ka lajm, sado i thjeshtë e përshkrues, që të jetë neutral? Nëse raportimi e formësimi i lajmit nuk i fsheh qëllimisht publikut fakte e hetime të nevojshme, atëherë analiza gazetareske, sado personale, nuk do i takonte aspak kampit të krimit e pabesisë profesionale.
Shpesh pyes veten: a do donin këta analistë të pakënaqur të komunikimit një gazetari që dëshmonte dhe therorizohej që të bindte publikun se Obama dhe McCain kanë programe me rezultate të ngjashme, po aq shpresëdhënëse, se janë folës të të njëjtit nivel, kanë të njëjtin formim e inteligjencë, që Palin është e së njëjtës kategori dhe do jetë e njëjtë si politikane me Hilari Klintonin? Do ishte kjo më e paanshme? A nuk është më e drejtë që gazetari, i përgjegjshëm para njerëzve që i kanë besuar të hetojë lajmin e vërtetë për ta, të thotë atë që ka zbuluar për mendësinë, kulturën, përgatitjen e mençurinë e Sarah Palinit apo të dikujt tjetër, pavarësisht nëse kjo është e mrekullueshme ose një mynxyrë? E padyshim e vërteta mbi Palin dhe ajo mbi Klinton, nuk mund të jenë të njëjta.
Pikërisht po të paraqiteshin si të njëjta dhe të mos dilte në pah ndryshimi ekstrem mes të dyjave, atëherë duhej akuzuar gazetari për "njëanshmërinë" famëkeqe. Thënia pa dorashka e këtyre të vërtetave krejt të ndryshme, nuk e bën gazetarin të njëanshëm, por përkundrazi, pjesëmarrës, të angazhuar në aspektin shoqëror të ngjarjes dhe të thelluar në analizën e saj. Është mesele tjetër t‘ia shesësh të përbrendshmet një partie apo grupi interesash ekonomike a politike dhe të lëvizësh nga fryn era e tyre, duke mbyllur sytë para të vërtetash të paleverdisshme, e të mbrosh një vijë të caktuar, pa e analizuar në mënyrë kritike e të gjithanshme, duke manipuluar kështu si lajmin, ashtu dhe publikun. Kjo do ishte në fakt mungesa e vërtetë e të dëshirueshmit "objektivitet".
Por ndërsa sulmoheshin gazetarët për këtë qëndrim "turpësisht të anshëm", askush nuk pyeste se çfarë lajmesh emetoheshin në fundin e një viti e fillimin e tjetrit. E pse duhet të shqetësoheshin kur ato ishin krejt "të paanshme" ose "objektive"? Po përmend disa prej ngjarjeve më të diskutuara në fundin e 2008-ës e fillimin e 2009-ës në SHBA. Çfarë lloj mermeri kanë banjat e apartamentit në hotelin ku do zhvendosen Obamat në Washington DC? Cilat janë ngjyrat e preferuara të Zonjës së Parë (së ardhshmes) dhe si do ta ndryshojë ajo mobilimin e Shtëpisë së Bardhë? A do rrijë vjehrra e Obamës me ta bashkë apo veçazi? Pse Caroline Kennedy është kandidatja më ‘cool‘ për senat (dhe kjo e fundit që nëpër intervista përmendte pa pushim tiparin më të fuqishëm që do ta bënte politikane të mirë, "njohjet e saj të shumta me familjet e rëndësishme në politikën amerikane")?
A ka lidhje mes rikthimit të Mahdiut, imamit të 12-të që do të shfaqet nga një pus në Iran e do paqtojë botën e trazuar, me idenë se Obama është anti-Krishti? Pse Michael Newdow hedh në gjyq Gjykatën e Lartë amerikane për lejimin e përdorimit të shprehjes "So, help me God!" (pra ndihmomë, Zot!) në ditën e inaugurimit presidencial më 20 janar. Dhe gjëja më e rëndësishme: dy autobusë në Spanjë do fillojnë të qarkullojnë me mesazhe ateiste shkruar mbi to (ateistët në Spanjë nuk e njihnin eksperiencën e Mirelës shqiptare, përndryshe nuk do ta bënin atë "gabim"!). Kam frikë se "objektive" sot, më shumë e më saktë, nënkupton një gazetari të keqe e jo-hetuese, të sipërfaqshme, mbi çështje dytësore, vulgare, pa rëndësi publike, edhe kur mund të shfaqet si tërheqëse në dukje për lexuesin tashmë të manipuluar, pritshmëritë e të cilit janë edukuar së prapthi ndërkaq.
Ashtu si në Amerikën e madhe, edhe në Tiranën e vogël tirreshin ngjarje të të njëjtës natyrë. Cilat kartolina urimi për festa janë më të ngrohta e efikase, ato të Edi Ramës apo të Kryeministrit Berisha? Cili është njeriu i vitit për 2008-ën? Reagimi jo-ortodoks i Ben Blushit ndaj ligjit mbi prokurorinë kalohet pa analiza të shumta e në mosbëzamje, ndërkohë që mund e duhej parë shtruar. Mero Bazes i digjet makina, por ditët e para trajtohet më shumë si ngjarje romani të verdhë që na tërheq pak para gjumi, ose si copëz telenovele dyshimtare, sesa si dëshmi e një dukurie serioze në politikën shqiptare. E të mos harrojmë sa shpesh u përmend, si u lakua e sentimentalizua nëpër gazeta letra e Edi Ramës për Presidentin, mbi gjyshen Feride, që në moshën 75-vjeçare bënte burg për rritje marijuane. Ndërkaq, shkollat për fëmijët do hapeshin prapë të ftohta në semestrin e ardhshëm, shumica e shqiptarëve numëronin paratë e mbetura pas festës e pas gjelit të detit, Mitrovica e Lugina e Preshevës do përpëliteshin së shpejti të paqeta, Rusia i tregonte dhëmbët Evropës (që Gazpromi ia bënte më të bardhë e të fortë), Ukraina përplaste këmbët, e Izraeli dukej qartë që ia kish nisur shtruar në Gaza e që nuk do dilte prej andej për pak orë apo ditë, siç pritej.
Ideja se viti duhet nisur me limonadë gazetareske është fyes dhe nuk duhet pare si i pafaj. Por është edhe më serioze, kur kjo limonadë bëhet e gjithëkohshme dhe mënyrë e vështrimit të gjithçkaje, qoftë edhe e një ngjarjeje të rëndësishme politike. Është fyes dhe i rrezikshëm fakti që analistët e mediave i bien në qafë si "jo-objektivë" gazetarëve që thyejnë kockat të gjejnë të vërtetën me vlerë shoqërore (jo atë për masën e të mbathurave të Jennifer Lopezit, ose nëse ajo i mban fare ato) e ta pasqyrojnë atë të plotë, por tolerojnë si të nevojshme e të pakritikueshme lajmet që, në rastin më të mirë, mund të mos ishin fare. Fillimviti është gjithnjë disi bosh në lajme, kudo nëpër botë, edhe kur lajme ka plot. Të gjithëve na kap nostalgjia e jetëshkurtësisë sonë kozmike, e kotësisë, e dëshirës për të gëzuar jetën e pakuptim, e dembelizmit, e haresë idiote, idesë se e vërteta ose e hidhura (a s‘janë e njëjta gjë?) do tingëllonin tepër cinike në fundviti, …pra shkurt të gjitha dobësitë tona njerëzore bëhen më të plota e të vërteta se kurrë, në këtë periudhë.
Po çfarë dëshirojmë, apo më mirë, çfarë jemi mësuar të diskutojmë në të tilla momente? Atë që i kërkoi mbrapsht së shoqes me të cilën po divorcohej, veshkën që i kish "huar" dikur për implant, në ditët e dashurisë së hershme, sepse ajo s‘mund të jetonte pa të? Apo avionin amerikan që u ul mbi lumin Hudson, e që nuk na u shqit nga lajmet e para të ditës, derisa mësuam në çfarë pozicioni kish bërë dashuri atë natë (natën e kthimit të madh) me burrin që priste në shtëpi ngurosur nga frika (apo i lumtur?), njëra prej pasagjereve që shpëtoi, e që, në momentin e fundit teksa hipte në barkën e shpëtimit, i hidhte një vështrim flirtues pasagjerit me të cilin ish përqafuar para fundit të sigurt?
Kjo është gazetaria "objektive" dhe "e paanshme" që nuk i prish kujt punë? Për këtë lloj, në fakt, ankesat janë të pakta ose jo-ekzistuese. Mund të mos i hyjë në punë kujt e të mos ketë vlerë shoqërore, mund t‘i marrë vendin asaj që ka vlerë, mund të mjegullojë mendimin njerëzor e të manipulojë njerëzit me kotësinë e ekzistencës së vet,…por është e paanshme ama.
Edhe një herë tjetër, teoria e Herman dhe Chomsky-t mund të jetë e vetmja që i jep një shpjegim dukurive të tilla dhe na çon te "pse-ja" dhe "kush-i" i interesuar për to. Kjo është prirja e kapitalizmit (edhe atij foshnjor) për t‘i kushtëzuar mediat e për t‘i prangosur nën petkun e rremë të "objektivitetit" të pazarar. Në fakt, kjo rendje synon thjesht t‘i kthejë mediat në një ingranazh të sistemit të kontrolluar nga më të fuqishmit e të gjitha palëve, për të mbajtur publikun disi të kënaqur (sepse votat e tij kanë vlerë në momente të caktuara) e vazhdimisht nën efektin narkotik të telenovelave mediatike, që i fuqishmi të bëhet edhe më i fuqishëm në kurriz të të dobëtit e të pamundurit.