Rikthim tek arma e vjeter
Amerikanët janë të shqetësuar, për arsye se "Lëvizjet në Parlament…, janë shqetësuese, sepse janë reale". Ky pohim i ngjeshur kritik, i ardhur në kreshendo gjatë deklarimeve të ambasadorit të SHBA-së në Tiranë, zotit Uithers, ka larguar çdo mundësi komentimi, apo interpretimi për interes palësh. Qeveria dhe në veçanti Kryeministri Berisha, e ka humbur betejën e fundit të tij për ta vënë nën "hyqm" Prokuroren e Përgjithshme të Republikës, përmes Parlamentit, apo idesë jetëshkurtër për pagimin e një hetimi ndërkombëtar, paralel me prokurorinë shqiptare për arsye të "çështjes Fazlliç". Politikani Berisha është përballur gjatë gjithë tranzicionit postkomunist me disa riciklime të luftës antiprokuror i përgjithshëm. Shumë prej juristëve të vendit pohojnë njëzëri se Kryeministri i sotëm është ndër politikanët që ka rrëzuar, ose ka qenë bashkërrëzues kryesor i disa ish-prokurorëve të përgjithshëm. Sa herë ka ndodhur kjo, ka pushuar së qeni "bori alarmi" dhe ka humbur së qeni imediate "kauza" e reformimit apo e antikriminalizimit të prokurorisë si organ kushtetues i akuzës.
Po ku ndryshon beteja e tanishme ndaj zonjës Ina Rama, nga rrëzimet paraardhëse të ish-kryeprokurorëve? Kësaj here përballja e papritur e zotit Kryeministër me Prokurorinë ka një kosto të dyfishtë. Koha në të cilën e vunë përballë kryeprokurores Kryeministrin, ishte më e papërshtatshmja për të. Kryeministri, në cilësinë e kryetarit të shumicës parlamentare, padyshim që tani gjendet para një axhende tjetër angazhimesh dhe përplasjesh politike. Akuzat që përmblidhen rreth "çështjes Fazlliç", janë njëherësh një kosto morale mes Kryeministrit dhe publikut. Reagimi i menjëhershëm nervoz dhe propozimi kërcënues për hetim ndërkombëtar të hetimit të Prokurores së Përgjithshme, u bënë sfida tjetër që Kryeministri, falë pushtetit të tij të sotëm, tenton t‘i bëjë një institucioni të pavarur kushtetues. Kjo përballje e freskët, duket se plotëson ciklin e angazhimeve, deklarimeve dhe procedimeve të tij për ta bërë organin e akuzës institucion varësie të ekzekutivit.
Mirëpo inati i fundit, u tradhtua prej pamaturisë politike që dëshmoi Kryeministri në rrethanat se si e intensifikoi luftën kundër kryeprokurores. Paralajmërimet penguese prej miqve kombëtarë, të diplomacisë kryesore ndërkombëtare, duket se nuk u morën seriozisht prej politikanit atraktiv Berisha. Këtë gjë ai e ripohoi si këmbëngulje të vetën karakteristike edhe në përgjigjet e shkurtra që u dha reporterëve të mediave, dje në Vlorë. Duke aluduar për konsistencën e ambasadorit amerikan, apo të disa të tjerëve, Kryeministri u shpreh sentencialisht: "Monopol të vërtetë nuk ka njeri, as unë, as kurrkush!" Dhe po në një mjedis komunikimi me studentë dhe pedagogë të Vlorës, zoti Berisha iu kundërpërgjigj kërkesës së tonuar të kryeopozitarit socialist Edi Rama me aludime për makabritete dhe vrasje. Këtë përgjigje me akuzë të fortë ai e retushoi me një sentencë filozofi: "Vdekja e çdo njeriu më pakëson mua". Të gjitha gjasat janë që lufta e Kryeministrit gjatë javës së ardhshme të shpërndahet në dy drejtime. Së pari, tek akuzimi i drejtpërdrejtë i rivalit politik opozitar të tij, zotit Rama, madje duke u përpjekur që breshërimit me akuza dhe denoncime abuzimi e aferash të opozitës, t‘i kundërpërgjigjet me hapje dosjesh dhe me riaktualizim të akuzave të vjetra të bëra në adresë të kryebashkiakut, apo kryeopozitarit Rama. Në këtë mënyrë, Kryeministri tenton të eklipsojë aludimet dhe akuzat e adresuara mbi të dhe familjarët e tij, si dhe luftën e hapur që ai do të vijojë (në mënyrën e vet) ndaj prokurorisë dhe shefes së saj. Në këtë pistë të lëvizjes dhe reagimit, do të ecë Kryeministri mesa duket, deri në mbërritjen e debatit natyral për reformën zgjedhore. Në këtë mënyrë, politikani Berisha tenton të përdorë me racionalitet kohën kalendarike të hyrjes në ditët e fushatës së pritshme. Ndezja e luftës me akuza dhe kundërakuza mes zotit Berisha dhe zotit Rama, apo mes PD-së e PS-së, është një kohë e fituar për të mbërritur në skemën tradicionale të futjes në kohën elektorale me mekanizmin e konfliktit politiko-elektoral. Ky është vërtet një rikthim "tek arma e vjetër", pra konflikti. Për këtë përdorim, politikani Berisha është shquar gjatë gjithë tranzicionit. Në këtë mënyrë ai eviton angazhimin normal të Prokurorisë, pasi i krijon asaj mundësitë paragjykuese dhe mjedisin e ndezur politik. Koha e gjatë e tranzicionit na ka mësuar se në kohë fushatash, apo në periudha betejash elektorale, akuzat e prokurorisë dhe hetimet e bujshme shuhen, ose sirtarizohen, pasi në të kundërt viktimizohet vetë prokuroria, pra ajo që akuzon. Kjo situatë ka gjasa të përsëritet sërish. Mirëpo kjo situatë lufte, apo kjo marrëdhënie konfliktuale e politikës, parë në një optikë tjetër, nuk e favorizon pozitën e Kryeministrit Berisha. Ai është i vonuar në masat realizuese dhe procedimin për reformën zgjedhore. Qeveria është sot e zbuluar përballë disa angazhimeve të tjera që janë tregues të fuqishëm të seriozitetit dhe procedimit institucional elektoral. Ndoshta për këto detyrime e ka fjalën edhe ambasadori amerikan kur u shpreh: "Kur qeveria amerikane, udhëhequr nga Shtëpia e Bardhë, e ftoi Shqipërinë të bëhej anëtare e NATO-s në prill, pritshmëria e saj ishte që Shqipëria do të përmbushte standardet më të larta të demokracisë. Kur muajin e kaluar, Senati i SHBA-së ratifikoi protokollet e NATO-s për Shqipërinë, pritshmëria e tij ishte që Shqipëria do të kishte një përkushtim të pandryshueshëm dhe të pakthyeshëm ndaj demokracisë". Aleatët diplomatikë të Kryeministrit, janë në "pritshmëri të përmbushjes së detyrimeve dhe standardeve më të larta", që domethënë tashmë kanë zyrtarizuar pakënaqësitë e tyre.(!) Nga ana tjetër, kundërshtarët politikë i janë rikthyer opsionit të kërkesës së dorëheqjes së tij. Qysh prej ditës së tretë të pas-shpërthimit të Gërdecit, kryetari socialist Rama, vetëm dje iu rikthye në foltoren e selisë së tij kërkesës për dorëheqje të Kryeministrit. Zërat që bashkohen rreth këtij opsioni, duket se shtohen një e nga një.
Për ta nxjerrë opozitën nga kjo pistë, Kryeministri Berisha mund të përdorë sërish populizmin e vet. Do të vijojë itinerarin shiritprerës të rrugëve, apo godinave të reja dhe të "nxjerrë kuleçë" akuzash ndaj opozitarëve të inkriminuar. Njëherësh mund të akuzojë dhe të shpallë të paaftë prokurorinë dhe drejtësinë.
Në këtë ecje të gjasshme, Kryeministri do të tentojë të përdorë përplasjet institucionale, duke arritur të përfitojë vetë prej delikatesës dhe mosfunksionimit të demokracisë institucionale. Kjo mund të ngjasë, pasi autoriteti i verbit politik në vend, vazhdon të deformojë dhe dhunojë demokracinë institucionale. Dhe falë biografisë së tij, politikani Berisha është ndër kurnacët më të përhershëm për demokraci institucionale. Ky është ves i gjithë karrierës së tij, si politikan dhe kryeshtetar.