Viti i mallkuar 1967
Historia e njerëzimit njeh dy institucione të rëndësishme që kanë luajtur rolin e protagonistit, që kane drejtuar dhe përcaktuar lëvizjet historike, që kanë ushtruar pushtet duke ndikuar në zhvillimin e historisë njerëzore, shteti dhe feja. Shpesh ka pasur debate se cili prej tyre ka qenë i pari. Tashmë pranohet gjerësisht se ka qenë feja dhe më pas shteti, i cili shumë shpejt u bë faktor. Procesi i bashkëjetesës së tyre ka ecur gjithmonë në përputhje me kërkesat e zhvillimit të historisë. Në momente të caktuara, këto dy institucione kanë tentuar të sfidojnë njëri- tjetrin. Në koniunktura të caktuara, kush më shumë dhe kush më pak, e ka theksuar pushtetin e vet ndaj tjetrit, por asnjëherë ato nuk kanë tentuar ta përjashtojnë ose ta likuidojnë njëri- tjetrin.
Në vjeshtën e ‘66-ës dhe dimrin e ‘67-ës, ka filluar Revolucioni kinez. Lëvizja e madhe e Revolucionit kinez me Katërshen e Lin Biaos dhe gruas se Mao Ce Dunit, i dha tharmin për të krijuar edhe ai involvimin e vet antiperëndimor në Shqipëri. Feja tregohej me gisht nga shokët kinezë, si shkaktare kryesore e shtypjes dhe e shfrytëzimit të proletariatit ndërkombëtar, Shqipëria komuniste në kulmin e izolimit të saj, do të tregonte me vepra se revolucioni kulturor shqiptar ishte po aq i denjë sa i tyre, madje i pasur me elementë që përbënin risi në rang botëror. Anembanë vendit vazhdonte mobilizimi i nxënësve të shkollave të mesme për të qenë pararojë e procesit kundër fesë, si në propagandë ashtu dhe në ndërmarrjen e veprimeve shkatërruese. Por, sa të ndërgjegjshëm ishin njerëzit në këtë herezi kolektive? Sa faj pati Enver Hoxha dhe sa faj patën gjithë shqiptarët vetë?
Dokumente arkivalë dhe dëshmi të protagonistëve të kohës, por dhe analiza të thella mbi zhvillimet e njëpasnjëshme që pasuan lëvizjen më të egër të pas viteve të nxehta të 68-ës, sillen sonte në mbrëmje në emisionin e përjavshëm "Exclusive", në "Top Channel".