E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rikthimi i lakmisë dhe i superbonuseve

Anshu Jain, 46 vjeç, dëgjoi me shumë vëmendje,
në mënyrë stoike dhe në qetësi,
vërejtjet e aksionerëve në mbledhjen e
përvitshme të "Deutsche Bank" në fund
të muajit maj. Shumë prej tyre ishin përfshirë nga
shqetësimi se banka sapo kishte raportuar humbjen
e saj më të madhe gjatë vitit 2008, një humbje
me vlerë 3.9 miliardë euro. Për këtë humbje, Jain,
si bankieri kryesor, ishte plotësisht përgjegjës.
"Deutsche Bank", si të gjitha bankat e mëdha të
investimeve, ndërmori rreziqe të mëdha gjatë
viteve të bumit ekonomik, duke spekuluar me ato
që sot kanë marrë emrin "asete toksike", për shkak
se "helmuan" bilancin e bankave. Por ndërkohë që
aksionerët në mbledhjen e tyre vjetore u morën me
debatet e diskutimet për krizën dhe shkaktarët e
saj dhe politikanët në të gjithë globin po haheshin
me njëri-tjetrin për të futur në sistem rregulla më
strikte ndaj aktiviteteve bankare me risqe të mëdha,
Jain po shihte një tjetër aspekt të krizës. Ai po e
konsideronte atë si një oportunitet të ri. Hapi i parë
ishte rifutja e llogarive të konsumatorëve sërish në
lojë. Kjo do të pasohej nga investimet spekulative
në tregtinë e pasurive të paluajtshme. "Ajo çka do
të shohim shumë shpejt, do të jetë përvijimi i 5-6
lojtarëve globalë tepër të fuqishëm në sektorin e investimit
bankar. Shitjet dhe tregtia do të vazhdojnë
të sigurojnë pjesën e luanit për këta lojtarë", deklaroi
bankieri në fjalë në një media britanike. Zakonisht
ai njihej për një person shumë i rezervuar.
Në dukje spekulimi kishte funksionuar për
"Deutsche Bank". Falë shkathtësisë dhe kapjes së
situatës në kohën e duhur nga ana e Jain, shefi
ekzekutiv i bankës në fjalë, Josef Ackerman njoftoi
këtë javë një shifër fi timesh disa milionëshe. Kjo
për sa i përket gjysmës së parë të vitit. Dhe jo vetëm
kaq, por banka, me sa duket, ia ka dalë që të heqë
mënjanë disa rezerva në miliarda dollarë që do të
shpërndahen në formë bonusesh për bankierët.
Tashmë është e qartë që kazinoja u rihap sërish në
mbarë botën. Një numër i madh banka investimesh
po deklarojnë sërish përfi time të mëdha përmes
ndërmarrjes së risqeve dhe thithjes së individëve
të talentuar të paguar me paga të majme. Duket
sikur në këta dy vjet nuk ndodhi asgjë dhe sikur të
mos ishte pikërisht kjo mënyrë që po risjell fi time,
shkaku kryesor i krizës fi nanciare dhe asaj bankare
njëherazi. Kolapsi i sistemit fi nanciar u parandalua,
por kjo vetëm falë shpenzimeve të stërmëdha
publike. Qeveritë i furnizuan bankat "e sëmura" me
kredi të garantuara dhe bankat qendrore injektuan
në tregje miliarda euro e dollarë. Por tani, që më e
keqja duket se është hedhur pas shpine, bankat që
e kanë marrë veten i janë rikthyer të njëjtës mënyrë
funksionimi që i futi në telashe. Madje më keq se
kaq. Falë garancisë që kanë nga qeveritë për sektorin
fi nanciar dhe paratë e lira nga bankat qendrore, për
bankat e investimeve bërja e parave nuk ka qenë
kurrë më e lehtë se sot.
Mundësitë për fi time në mesin e
krizës
"Ata që po vazhdojnë të humbasin në këtë kazino
janë taksapaguesit", deklaron shefi i operacioneve
dhe i transaksioneve ndërkombëtare të bankës së
investimeve. Sipas tij, qeveria dha garanci për disa
banka, siguracionet e të cilave aktualisht po tregtohen
në treg me një zbritje të madhe të çmimit.
Bankat e investimeve, nga ana e tyre, kanë blerë
siguracione me paratë që ua morën hua bankave
qendrore me një përqindje qesharake. Sipas një
shefi banke, që qëndron në kushtet e anonimitetit,
bankat e investimeve, fondet e investimeve
dhe investitorët më të mëdhenj, ishin të bindur
se qeveritë, pas shpalljes së falimentit të "Lehman
Brothers" në shtator, do t‘i shpëtonin nga kolapsi.
Në fakt përqindjet për bonot bankare kanë nisur
të rriten dhe lojtarët e parë agresivë në treg kanë
arritur që të kenë përfi time të jashtëzakonshme.
"Fatkeqësisht, bonot ‘e këqija‘ të kandidatëve për
falimentim aktualisht po rishiten", thotë ekzekutivi
i bankës. Përfi tuesja më e madhe e "bamirësisë"
së taksapaguesve ka qenë banka e investimeve
"Goldman Sachs", që njoftoi një fi tim rekord prej 9.7
miliardë eurosh gjatë tremujorit të dytë të këtij viti.
Ajo përdori paratë që mori nga ndihma qeveritare
dhe Rezerva Federale për të bërë spekulime, duke
vepruar sikur të mos ishte bankë, por një fond investimesh
gjigant. Përfi timet nga tregtimi i pasurive
të paluajtshme thuajse janë dyfi shuar në krahasim
me një vit më parë, ndërkohë që të ardhurat janë
shtuar me 186%. Dhe oreksi i shefi t të "Goldman
Sachs Lloyd Blankfein" për rreziqe është gjithnjë
e në rritje. Fakti që kjo bankë u ul në pozicionin e
një banke të zakonshme investimesh gjatë krizës,
duke humbur kësisoj një numër të madh privilegjesh
të pozicionit të mëparshëm, duket se nuk
kanë ndikuar te drejtuesit e saj, pasi ata vazhdojnë
sot të operojnë me të njëjtin mentalitet që i futi në
krizë. Me të "korrur" fi timet e para, shefat nxituan
që të heqin mënjanë miliarda dollarë për bonuset
e fundvitit. Nobelisti i famshëm, Paul Krugman,
ka shkruar së fundi te "New York Times", se "ajo që
është e mirë për ‘Goldman Sachs‘ është e keqe për
Amerikën" dhe se "zakonet e këqija të ‘Wall Street‘
nuk janë zhdukur". Edhe gazeta pro-biznes, "Wall
street Journal" e kritikoi bankën. Ajo çka është më
alarmuese, është se bankat e investimeve të formës
klasike po i tregojnë shumë pak vëmendje gjësë
më kryesore të një banke: huadhënies. Arsyeja
është e qartë: rreziqet janë më të larta në sektorin e
huadhënies, ndërkohë që shkalla e përfi timit është
shumë më e ulët.
Duke qenë se bankat nuk mund të detyrohen për
të dhënë kredi, kompanitë janë detyruar që të gjejnë
mënyra të tjera për të marrë para. Si për ironi të
fatit, kriza aktuale, e cila nisi në tregjet e kapitaleve,
aktualisht po i forcon sërish këto tregje. Kompanitë
po detyrohen që të marrin bono për të përfi tuar
para. Lëshimi i bonove nga ana e bankave është
për to një operacion pa rrezik. Ajo që vihet re tani
në masë është emetimi i vazhdueshëm i bonove.
Vetëm në Europën kontinentale, kompanitë, përveç
bankave, kanë marrë hua 318 miliardë dollarë gjatë
6 muajve të parë të këtij viti. Kjo përfaqëson një
rritje prej 50% në krahasim me mesataren e 3 viteve
të fundit. Bumi në tregtinë e bonove, i përmasave
të tilla, nuk është parë që nga vitet ‘80. Kriza e ka
bërë tregun e bonove sërish joshës, duke shkaktuar
rritjen e çmimeve për shkak të shtimit të kërkesës.
Por jo të gjitha bankat janë të afta që të bëhen
pjesë e kësaj loje të madhe e fi timprurëse. Shumë
banka ende po e vuajnë mbushjen e "vrimave" të
bilanceve të tyre. Punonjësit e këtyre bankave janë
të pamotivuar dhe në pritje që të marrin oferta
nga vende të tjera pune. Por pjesës më të madhe
të këtyre njerëzve do t‘u duhet që të presin gjatë,
sepse fituesit e kësaj krize, banka si "Goldman
Sachs", "JP Morgan Chase" dhe "Deutsche Bank",
përmes huave të mëdha që i morën shtetit, kanë
para vetëm për elitën, trurin e bankave. Duket se
edhe në mesin e krizës ata më të shkathëtit dhe të
zgjuarit ia kanë dalë të bëjnë shumë para, ndërkohë
që pjesa më e madhe ende nuk po e kupton se cilat
janë rregullat e reja të lojës. Bankat që japin kredi
janë të humbura në konfi guracionin e ri. Por bankat
e investimeve që janë të specializuara në tregtimin
e kredive ekzistuese kanë më shumë shanse fi timi.
Pjesa më e madhe bankave që ishin shumë aktive në
kreditim ndaj kompanive në të shkuarën ndodhen
nën presion nga rregullatorët bankarë për të reduktuar
portofolet e tyre të kreditimit. Për sa u përket
bankave të investimit, ato u janë kthyer tashmë
edhe atyre transaksioneve që luajtën rol parësor në
përmbysjen e sistemit. "JP Morgan", për shembull,
ka nisur të raportojë sërish fi time rekord. Në vitin
1999, grupi fi nanciar njujorkez u mor me tregtimin
e disa lloj siguracioneve që rezultuan shkatërrimtare
në ekonominë botërore, një vit më parë. Megjithatë,
në mars "JP Morgan" rifi lloi zakonin e vjetër, duke u
shndërruar sërish në një lojtar kryesor në treg. Por jo
të gjitha bankat e investimeve janë të suksesshme.
"Bank of America", kompania më e madhe fi nanciare
në Shtetet e Bashkuara, raportoi një rënie 24%
në të ardhurat e 3-mujorit të dytë të vitit. Po ashtu,
edhe "Morgan Stanley", ndërkohë që në ato ujëra
ndodhet "Citigroup". Me pak fjalë, ditët e "turpit"
kanë marrë fund dhe tashmë ka dalë motoja e re:
"Ne jemi sërish dikushi". Ata që i kanë mbijetuar
krizës e panë atë si një mundësi historike për të bërë
para dhe po përpiqen me të gjitha mënyrat që të
përfi tojnë sa më shumë që të jetë e mundur. Shefat
e "Goldman" janë ndër të vetmit që po i lejojnë
vetes këtë vit pushime. "Deutsche Bank" gjithashtu
është bërë pjesë e rrethit të ngushtë të bankave të
fuqishme të investimeve.
Pasurimi në kurriz të taksapaguesve
Në Gjermani, "Commezbank" është nga ato
banka që nuk mund të konsiderohet më konkurruese
dhe kjo në shumë aspekte bankare. Deri diku
ky rezultat ishte i qëllimshëm. Pas bleu "Dresddner
Bank" në fi llim të vitit, banka në mënyrë sistematike
ka reduktuar risqet. Por "Commerzbank" është
banka e dytë më e madhe e vendit dhe çdo ditë e më
tepër po humbet specialistët që i duhen për arritjen
e maksimumit në biznese të ndryshme. Kjo ndodh,
sepse pagesat e punonjësve dhe ekzekutivëve janë
ulur. Në vende të tjera rrogat po rriten me shpejtësi
sërish. Madje edhe në ato banka që u shpëtuan
tërësisht me paratë e taksapaguesve ka nisur dhënia
e bonuseve. I tillë është rasti i "Citigroup" që ka
planifi kuar një rritje pagash prej 50% këtë vit. Kjo,
pavarësisht faktit se është shpëtuar nga paratë e
njerëzve. Banka të tjera, përfshi UBS dhe "Morgan
Stanley", kanë fi lluar t‘u japin nëpunësve të tyre
bonuse, rritje pagash që variojnë nga 30 deri në
60%. Sipas një vlerësimi të fundit, rrogat në të gjithë
industrinë bankare pritet të rriten 20-30% gjatë këtij
viti. Bankierët në "Goldman" janë më të fi tuarit.
Nëse gjithçka do të shkojë mbarë, ata pritet të marrin
një të ardhur prej 770 000 dollarësh për kokë, që
do të ishte edhe kompensimi më i madh vjetor në
historinë e bankës. Vetëm pak muaj më parë, shefat
ekzekutivë të "Wall Street" ndodheshin kokulur e
të heshtur në komisionet e kongresit, duke duruar
sharjet dhe inatin e politikanëve. Por tani bankierët,
pasi kanë fi tuar sërish vetëbesim, në mënyrë
të paskrupullt po bëjnë fushatë kundër planeve të
qeverisë për futjen e sistemeve të rrepta rregullatore
e mbikëqyrës në industrinë bankare. Në këto pozita
të riforcuara, njerëzit e "Wall Street" nuk mendojnë
në realizimin e masave specifi ke të qeverisë. Ata nuk
janë aspak të përgatitur për të toleruar një sistem
rregullator të fortë. Për këtë qëllim, "JP Morgan"
dhe "Goldman Sachs" kanë formuar një grup lobistësh
për të parandaluar ndërhyrjet vendimtare
të qeverisë në sistemin e kontrollit të veprimtarive
të tyre. Imazhi i bankierëve të "Wall Street" nuk
ka të ngjarë të ndryshojë. Nuk është e mundur që
nga lakmitarë e të pangopur ata të shndërrohen sa
hap e mbyll sytë në persona të përgjegjshëm. Disa
vjet më parë, bankat e investimeve u pasuruan me
paratë e konsumatorëve. Kur ai burim fi timi u bë i
papërfi llshëm, atëherë ata nisën të thithnin paratë
e aksionerëve. Së fundi ia dolën që të përfi tojnë nga
sasia më e madhe e parave që kanë pasur ndonjëherë:
paratë e taksapaguesve.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›