Gjendje e lartë alarmi në Ibiza
Pushuesit janë evakuuar nga
aeroporti i Ibizës ndërkohë
që ishulli i pushimeve është
vënë në masa të rrepta sigurie
për shkak të grupit terrorist bask
ETA. Kjo ka ndodhur ndërsa autoritetet
kanë publikuar fotot e 6
të dyshuarve të kësaj organizate
që mendohet se po përgatisin një
seri sulmesh në të gjithë Spanjën.
Kështu është mbyllur aeroporti,
pas zbulimit të një bombe dhe
shpalljes së alarmit fals. Ministria
e Brendshme spanjolle ka
publikuar fotot dhe emrat e të
dyshuarve dy grave dhe 4 burra,
të cilët mendohet se ndodhen në
Spanjë nga Franca dhe kanë ardhur
aty ditët e fundit. Nga 6 personat
vetëm njëri konsiderohet
fytyrë e njohur, ndërsa të tjerët
janë rekrutë të rinj të organizatës
terroriste si pasojë e dhunës si
pasojë e të cilës gjatë 40 viteve të
fundit kanë humbur jetën rreth
800 civilë. Masa të rrepta sigurie
nuk janë marrë vetëm në ishull,
por në të gjithë Spanjën. Veçanërisht
në Ibiza gjithçka duket
se është vënë nën kontrollin e
policisë. Autoritetet kanë intensifi
kuar kërkimin për të dyshuarit
në të gjithë vendin dhe kanë
nevojë edhe për bashkëpunimin
e pushuesve në gjetjen e tyre. Për
një ofi cer policie të ngarkuar me
vendosjen e situatës nën kontroll,
ata do t‘i kapin të dyshuarit
dhe gjithçka shumë shpejt do të
qetësohet. Ditët e fundit ka pasur
një alarm të vërtetë pas zbulimit
të disa bombave nëpër kamionë
dhe aeroporte. Bëhet fjalë për
bomba me shpërthim në distancë
përmes telekomandave. E gjithë
Spanja është në maksimumin e
emergjencës ndërkohë që organizata
ka mbushur 50 vjet nga
themelimi. Ajo synon pavarësinë
e rajonit bask që ndodhet në veri
të Spanjës.
aeroporti i Ibizës ndërkohë
që ishulli i pushimeve është
vënë në masa të rrepta sigurie
për shkak të grupit terrorist bask
ETA. Kjo ka ndodhur ndërsa autoritetet
kanë publikuar fotot e 6
të dyshuarve të kësaj organizate
që mendohet se po përgatisin një
seri sulmesh në të gjithë Spanjën.
Kështu është mbyllur aeroporti,
pas zbulimit të një bombe dhe
shpalljes së alarmit fals. Ministria
e Brendshme spanjolle ka
publikuar fotot dhe emrat e të
dyshuarve dy grave dhe 4 burra,
të cilët mendohet se ndodhen në
Spanjë nga Franca dhe kanë ardhur
aty ditët e fundit. Nga 6 personat
vetëm njëri konsiderohet
fytyrë e njohur, ndërsa të tjerët
janë rekrutë të rinj të organizatës
terroriste si pasojë e dhunës si
pasojë e të cilës gjatë 40 viteve të
fundit kanë humbur jetën rreth
800 civilë. Masa të rrepta sigurie
nuk janë marrë vetëm në ishull,
por në të gjithë Spanjën. Veçanërisht
në Ibiza gjithçka duket
se është vënë nën kontrollin e
policisë. Autoritetet kanë intensifi
kuar kërkimin për të dyshuarit
në të gjithë vendin dhe kanë
nevojë edhe për bashkëpunimin
e pushuesve në gjetjen e tyre. Për
një ofi cer policie të ngarkuar me
vendosjen e situatës nën kontroll,
ata do t‘i kapin të dyshuarit
dhe gjithçka shumë shpejt do të
qetësohet. Ditët e fundit ka pasur
një alarm të vërtetë pas zbulimit
të disa bombave nëpër kamionë
dhe aeroporte. Bëhet fjalë për
bomba me shpërthim në distancë
përmes telekomandave. E gjithë
Spanja është në maksimumin e
emergjencës ndërkohë që organizata
ka mbushur 50 vjet nga
themelimi. Ajo synon pavarësinë
e rajonit bask që ndodhet në veri
të Spanjës.