Seri sulmesh në xhami, vriten 29 vetë plagosen 130
Një seri bombash jashtë një xhamie
në kryeqytetin irakian, Bagdad
kanë marrë jetën e 29 personave. Mbi
130 vetë janë plagosur.
Bëhet fjalë për
plasjen e 6 bombave
në xhamitë shiite. Ato
kanë shpërthyer kur
besimtarët po dilnin
prej xhamive pas
lutjeve të së premtes.
Numri i të vrarëve
dhe të plagosurve
është në rritje, por
tashmë është e qartë
se ky është sulmi
më vdekjeprurës që
prej disa javësh në
Irak. Bombat kanë
shpërthyer pikërisht
një muaj pas fi llimit
të largimit të trupave amerikane nga
qytetet e Irakut dhe pas vizitës së sekretarit
amerikan të Mbrojtjes, Gates,
në Irak. Gjatë kësaj vizite, ai tha se
situata e sigurisë në vend ishte përmirësuar
dukshëm dhe se Shtetet e
Bashkuara mund t‘i tërhiqnin trupat nga
Iraku më parë nga
sa ishte parashikuar.
Sulmet kanë ndodhur
me intervale të
shkurtra kohore nga
njëri-tjetri. Shpërthime
të tilla pas daljes
së besimtarëve nga
xhamitë kanë qenë
të zakonshme kohë
më parë në vend.
Çdo të premte autobomba
dhe bomba
shpërthenin nëpër
hyrjet e xhamive, në
qytete të ndryshme
të Irakut, duke shkaktuar
dhjetëra viktima.
Ngjarja e fundit i ka shqetësuar shumë
irakianët mbi mjaftueshmërinë e forcave
të tyre në ruajtjen e rendit dhe
parandalimin e akteve të tilla.
në kryeqytetin irakian, Bagdad
kanë marrë jetën e 29 personave. Mbi
130 vetë janë plagosur.
Bëhet fjalë për
plasjen e 6 bombave
në xhamitë shiite. Ato
kanë shpërthyer kur
besimtarët po dilnin
prej xhamive pas
lutjeve të së premtes.
Numri i të vrarëve
dhe të plagosurve
është në rritje, por
tashmë është e qartë
se ky është sulmi
më vdekjeprurës që
prej disa javësh në
Irak. Bombat kanë
shpërthyer pikërisht
një muaj pas fi llimit
të largimit të trupave amerikane nga
qytetet e Irakut dhe pas vizitës së sekretarit
amerikan të Mbrojtjes, Gates,
në Irak. Gjatë kësaj vizite, ai tha se
situata e sigurisë në vend ishte përmirësuar
dukshëm dhe se Shtetet e
Bashkuara mund t‘i tërhiqnin trupat nga
Iraku më parë nga
sa ishte parashikuar.
Sulmet kanë ndodhur
me intervale të
shkurtra kohore nga
njëri-tjetri. Shpërthime
të tilla pas daljes
së besimtarëve nga
xhamitë kanë qenë
të zakonshme kohë
më parë në vend.
Çdo të premte autobomba
dhe bomba
shpërthenin nëpër
hyrjet e xhamive, në
qytete të ndryshme
të Irakut, duke shkaktuar
dhjetëra viktima.
Ngjarja e fundit i ka shqetësuar shumë
irakianët mbi mjaftueshmërinë e forcave
të tyre në ruajtjen e rendit dhe
parandalimin e akteve të tilla.