E Diel, 1 Nëntor 2026

Ekonomia amerikane "në rënie, por me më pak vrull se në fillimvit"

Ekonomia amerikane
është kontraktuar me
një ritëm më të ngadaltë
nga sa ishte parashikuar gjatë
tremujorit të dytë të këtij viti.
Këto janë bërë të ditura nga të
dhënat federale të publikuara
të premten, ndërkohë që në
to pasqyrohet edhe një rënie
e ndjeshme e konsumit. Prodhimi
Kombëtar Bruto ra me
1.0% në përqindje vjetore. Por
parashikimet në fillim të vitit
ishin për shumë më keq. Me
kontraktimin e tremujorit të
dytë, Prodhimi Kombëtar Bruto
ka pësuar një rënie në 4 tremujorë
radhazi dhe kjo përbën
edhe rekordin më negativ të
regjistruar që nga viti 1947. Për
specialistët është ende shumë
shpejt që të bëhen parashikime
në lidhje me drejtimin afatgjatë
që do të marrë situata. Për momentin,
negativiteti nuk është
aq i theksuar edhe pse konsumi
ka rënë ndjeshëm. Pikërisht ky
zë përbën edhe dy të tretat e aktivitetit
ekonomik të vendit dhe
ka shumë rëndësi për treguesit
ekonomikë në përgjithësi. Por
në kontrast me nivelet e ulëta
të konsumit janë përmirësuar
në mënyrë të ndjeshme investimet.
I ashtuquajturi investim
rezidencial që ishte dhe në
thelbin e krizës fi nanciare dhe
të recesionit ka rënë në 29.3%
në periudhën prill-qershor,
pas një përkeqësimi prej 32%
në fi llim të vitit. Raporti nënvizon
divergjencën që ekziston
mes konsumit dhe biznesit.
Mbështetja e amerikanëve ndaj
Obamës ka një rënie pjesërisht
për shkak të shqetësimit për
koston e reformës së kujdesit
shëndetësor, por edhe për shkak
të ekonomisë që vazhdon të lundrojë
në ujërat e stanjacionit.
Edhe nëse recesioni do të marrë
fund në gjysmën e dytë të vitit,
sikundër paralajmërojnë shumë
analistë, papunësia pritet që
të rritet dhe çdolloj mëkëmbjeje
me rritjen e papunësisë
do të jetë gjithmonë e vështirë.
Edhe për sa u përket eksporteve
ka pasur një rënie shumë
të ndjeshme në tremujorin e
dytë. Por gjatë kësaj periudhe
ka pasur kontribute pozitive
nga federalët, shteti dhe qeveria
lokale. Shifrat tregojnë se ritmi i
kontraktimit po pakësohet pak
nga pak në Shtetet e Bashkuara
të Amerikës. Kjo refl ekton efektet
e paketës stimuluese, e cila
u ka dhënë një nxitje shpenzimeve
të qeverisë. Megjithatë,
do të duhet ende kohë dhe
tremujorë të tjerë para se situata
të normalizohet. Forca e
krizës ka qenë shumë e madhe
dhe si pasojë, situata nuk mund
të shkojë në normalitet shumë
shpejt.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›