Fitorja e ministres së poshtëruar
Katër muaj më parë, fotot
nudo të Elisabeth Wong
e detyruan politikanen
37-vjeçare që të tërhiqej nga jeta
publike. Aktivistja e të drejtave të
njeriut dhe veçanërisht atyre të
grave dhe një nga figurat më të
pastra e përparimtare të Malajzisë
u tradhtua pabesisht nga ish i
dashuri. Ai i shiti medias vendase
disa nga fotot e ish së dashurës.
Ishin disa foto të cilat ia kishte
marrë Elisabeth, ndërsa kjo ishte
në gjumë gjysmë e zhveshur. Në
klimën e ashpër konservatore të
politikës malajziane, fotot e një
femre gjysmë të zhveshur, që
ishte njëherazi edhe anëtare e
Asamblesë së Shtetit, përbënin
mjaftueshëm material për ta larguar
atë nga detyra. Elisabeth nuk
preferoi të kalonte në hije dhe të
mbyllte gojën e turpëruar.
Ajo tha se ishte një grua beqare
dhe se nuk i vinte aspak turp për
seksualitetin e saj. Por duket se
e kishte nënvleftësuar natyrën
e vërtetë të politikës së vendit të
saj. Sipas moralit të kësaj klase
politike, fakti që ajo kishte dalë
gjysmë e zhveshur në shtrat
ndërsa fl inte, konsiderohej si një
"sjellje e pamoralshme seksuale".
Madje, një nga kritikët e saj e
quajti politikanen "prostitutë",
duke u nisur nga fakti se ajo dhe i
dashuri i saj nuk ishin të martuar.
Për t‘i shpëtuar stuhisë së shkaktuar
nga media, politikania iku
për ca kohë në Bangkok, por jo
pa paraqitur më parë dorëheqjen
nga posti i ministres së Turizmit,
çka nuk u pranua. Pavarësisht
"skandalit" Elisabeth u rikthye
në pozicionin që kishte dhe ka
filluar tani sërish projektet e
saja. Gjëja e parë që bëri kur u
rikthye në detyrë ishte t‘u shpallte
luftë kundërshtarëve të saj, duke
kërkuar me të drejtë mospërzierjen
e tyre në jetën e saj private.
"Ajo çka më ndodhi mua ishte një
krim, jo një skandal", thotë ministrja.
Trauma që ka kaluar i vihet
re ende në fytyrën e zbehtë. "Kur
pashë se çfarë rëndësie i dhanë
këtij detaji të jetës sime private të
publikuar në median e gjithë botës
jam tronditur pa masë. Më duket
se edhe revista "The Economist"
foli për atë që më ndodhi. Atëherë
mendova se si është e mundur
që media shkruan gjëra të tilla
që përhapen më pas në të gjithë
botën?" Elisabeth e mori vesh
për herë të parë për publikimin
e fotove të saj vetëm kur i ra në
dorë tabloidi që i kishte botuar. Në
atë kohë, ish i dashuri që e kishte
fotografuar dhe më pas tradhtuar,
gjendej jashtë vendit. Wong është
një anëtare shumë e respektuar e
Partisë së Drejtësisë Popullore dhe
një parlamentare e suksesshme
në asamblenë e Selangorit, pranë
Kuala Lumpurit. Edhe pse publikimi
i fotove në media përgjithësisht
u dënua si një akt dhunimi
i jetës personale, disa politikanë
kundërshtarë të saj dhe të partisë
që ajo përfaqëson, përfi tuan nga
rasti për ta denigruar figurën e
Elisabeth. Një ish-kundërshtar i
saj tha se nuk ishte e moralshme
për një femër beqare që të lejonte
në dhomën e saj një mashkull. E
ndërsa Elisabeth mund të kishte
hapur një çështje gjyqësore ndaj
ish të dashurit dhe vetë gazetës,
preferoi që vetëm ta kritikonte një
gjë të tillë dhe sigurisht të mblidhte
forcat për t‘u rikthyer. "Nuk mund
t‘i hidhja të gjithë në gjyq, sepse
në një rast të tillë do t‘i jepja
këtij akti rrugaçëror më shumë
rëndësi se sa kishte. Ajo vetëm
ua bëri të ditur edhe njëherë të
gjithëve se për jetën private nuk
i jepte llogari askujt dhe se ajo
duhet të mbetet e tillë për të dhe
për cilindo tjetër. "Nuk dua që t‘i
kthehem kurrë më asaj që kalova
dhe do të doja që njerëzit të më
gjykonin vetëm për sjelljen time
në detyrë". Çështja e ministres
ishte në fakt një çështje që nxori
në pah edhe anën e errët të botës
politike malejziane. Pak kohë më
parë, ish-lideri i opozitës dhe
kreu i partisë së Elisabeth, Anwar
Ibrahim, iu nënshtrua gjykimit
për akuzën e "kryerjes së marrëdhënieve
seksuale anormale".
Ibrahim, 61 vjeç, nuk ka pranuar
asnjë nga akuzat. Vetë Elisabeth
thotë se bëhet fjalë për sulme të
mirëllogaritura të kundërshtarëve
politikë të partisë së saj dhe në
përgjithësi të koalicionit qeverisës.
"Mendoj që gjithçka është politikisht
e motivuar. Janë veprime
që kanë për qëllim turpërimin
dhe poshtërimin tonë. Mjafton që
të bësh pyetjen se kush përfi ton
nga këto gjëra dhe përgjigjja do të
të çojë tek e vërteta", thotë politikania.
Për të tjerët telashet e Elisabeth
e kanë zanafi llën te pasioni
i saj për mbrojtjen e të drejtave
të grave dhe emancipimin e tyre
sipas mënyrës së jetesës në Perëndim.
Këto bindje ajo i fi toi gjatë
periudhës së studimeve në Australi.
Elisabeth Wong ka qenë një
aktiviste e të drejtave të njeriut që
para se të hynte në politikë, një vit
më parë dhe ka fi tuar reputacion
për forcën, guximin dhe kurajën
e saj për të shprehur haptazi dhe
mbrojtur bindjet e veta. Ajo ka
qenë në ballë të shumë demonstratave
e si pasojë ka provuar edhe
burgosjet e keqtrajtimet. Sipas saj,
edhe pse kushtet e burgut janë "të
tmerrshme", për të ishte shumë
e rëndësishme që të qëndronte e
fortë për hir të zotimit që i kishte
bërë vetes për gjërat në të cilat
beson. Wong ka mënyrën e saj të
të parit të feminizmit. "Të drejtat e
njeriut dhe politika në Malajzi janë
shumë të ashpra për gratë, sepse
janë zona të dominuara vetëm nga
burrat, ndaj është shumë e rëndësishme
që gratë të çajnë përpara
me shumë kurajë. Nuk mjafton
vetëm të jesh pjesë e një organizate
feministe, por duhet të integrohesh
edhe profesionalisht në profesione
që bëhen nga meshkujt".
nudo të Elisabeth Wong
e detyruan politikanen
37-vjeçare që të tërhiqej nga jeta
publike. Aktivistja e të drejtave të
njeriut dhe veçanërisht atyre të
grave dhe një nga figurat më të
pastra e përparimtare të Malajzisë
u tradhtua pabesisht nga ish i
dashuri. Ai i shiti medias vendase
disa nga fotot e ish së dashurës.
Ishin disa foto të cilat ia kishte
marrë Elisabeth, ndërsa kjo ishte
në gjumë gjysmë e zhveshur. Në
klimën e ashpër konservatore të
politikës malajziane, fotot e një
femre gjysmë të zhveshur, që
ishte njëherazi edhe anëtare e
Asamblesë së Shtetit, përbënin
mjaftueshëm material për ta larguar
atë nga detyra. Elisabeth nuk
preferoi të kalonte në hije dhe të
mbyllte gojën e turpëruar.
Ajo tha se ishte një grua beqare
dhe se nuk i vinte aspak turp për
seksualitetin e saj. Por duket se
e kishte nënvleftësuar natyrën
e vërtetë të politikës së vendit të
saj. Sipas moralit të kësaj klase
politike, fakti që ajo kishte dalë
gjysmë e zhveshur në shtrat
ndërsa fl inte, konsiderohej si një
"sjellje e pamoralshme seksuale".
Madje, një nga kritikët e saj e
quajti politikanen "prostitutë",
duke u nisur nga fakti se ajo dhe i
dashuri i saj nuk ishin të martuar.
Për t‘i shpëtuar stuhisë së shkaktuar
nga media, politikania iku
për ca kohë në Bangkok, por jo
pa paraqitur më parë dorëheqjen
nga posti i ministres së Turizmit,
çka nuk u pranua. Pavarësisht
"skandalit" Elisabeth u rikthye
në pozicionin që kishte dhe ka
filluar tani sërish projektet e
saja. Gjëja e parë që bëri kur u
rikthye në detyrë ishte t‘u shpallte
luftë kundërshtarëve të saj, duke
kërkuar me të drejtë mospërzierjen
e tyre në jetën e saj private.
"Ajo çka më ndodhi mua ishte një
krim, jo një skandal", thotë ministrja.
Trauma që ka kaluar i vihet
re ende në fytyrën e zbehtë. "Kur
pashë se çfarë rëndësie i dhanë
këtij detaji të jetës sime private të
publikuar në median e gjithë botës
jam tronditur pa masë. Më duket
se edhe revista "The Economist"
foli për atë që më ndodhi. Atëherë
mendova se si është e mundur
që media shkruan gjëra të tilla
që përhapen më pas në të gjithë
botën?" Elisabeth e mori vesh
për herë të parë për publikimin
e fotove të saj vetëm kur i ra në
dorë tabloidi që i kishte botuar. Në
atë kohë, ish i dashuri që e kishte
fotografuar dhe më pas tradhtuar,
gjendej jashtë vendit. Wong është
një anëtare shumë e respektuar e
Partisë së Drejtësisë Popullore dhe
një parlamentare e suksesshme
në asamblenë e Selangorit, pranë
Kuala Lumpurit. Edhe pse publikimi
i fotove në media përgjithësisht
u dënua si një akt dhunimi
i jetës personale, disa politikanë
kundërshtarë të saj dhe të partisë
që ajo përfaqëson, përfi tuan nga
rasti për ta denigruar figurën e
Elisabeth. Një ish-kundërshtar i
saj tha se nuk ishte e moralshme
për një femër beqare që të lejonte
në dhomën e saj një mashkull. E
ndërsa Elisabeth mund të kishte
hapur një çështje gjyqësore ndaj
ish të dashurit dhe vetë gazetës,
preferoi që vetëm ta kritikonte një
gjë të tillë dhe sigurisht të mblidhte
forcat për t‘u rikthyer. "Nuk mund
t‘i hidhja të gjithë në gjyq, sepse
në një rast të tillë do t‘i jepja
këtij akti rrugaçëror më shumë
rëndësi se sa kishte. Ajo vetëm
ua bëri të ditur edhe njëherë të
gjithëve se për jetën private nuk
i jepte llogari askujt dhe se ajo
duhet të mbetet e tillë për të dhe
për cilindo tjetër. "Nuk dua që t‘i
kthehem kurrë më asaj që kalova
dhe do të doja që njerëzit të më
gjykonin vetëm për sjelljen time
në detyrë". Çështja e ministres
ishte në fakt një çështje që nxori
në pah edhe anën e errët të botës
politike malejziane. Pak kohë më
parë, ish-lideri i opozitës dhe
kreu i partisë së Elisabeth, Anwar
Ibrahim, iu nënshtrua gjykimit
për akuzën e "kryerjes së marrëdhënieve
seksuale anormale".
Ibrahim, 61 vjeç, nuk ka pranuar
asnjë nga akuzat. Vetë Elisabeth
thotë se bëhet fjalë për sulme të
mirëllogaritura të kundërshtarëve
politikë të partisë së saj dhe në
përgjithësi të koalicionit qeverisës.
"Mendoj që gjithçka është politikisht
e motivuar. Janë veprime
që kanë për qëllim turpërimin
dhe poshtërimin tonë. Mjafton që
të bësh pyetjen se kush përfi ton
nga këto gjëra dhe përgjigjja do të
të çojë tek e vërteta", thotë politikania.
Për të tjerët telashet e Elisabeth
e kanë zanafi llën te pasioni
i saj për mbrojtjen e të drejtave
të grave dhe emancipimin e tyre
sipas mënyrës së jetesës në Perëndim.
Këto bindje ajo i fi toi gjatë
periudhës së studimeve në Australi.
Elisabeth Wong ka qenë një
aktiviste e të drejtave të njeriut që
para se të hynte në politikë, një vit
më parë dhe ka fi tuar reputacion
për forcën, guximin dhe kurajën
e saj për të shprehur haptazi dhe
mbrojtur bindjet e veta. Ajo ka
qenë në ballë të shumë demonstratave
e si pasojë ka provuar edhe
burgosjet e keqtrajtimet. Sipas saj,
edhe pse kushtet e burgut janë "të
tmerrshme", për të ishte shumë
e rëndësishme që të qëndronte e
fortë për hir të zotimit që i kishte
bërë vetes për gjërat në të cilat
beson. Wong ka mënyrën e saj të
të parit të feminizmit. "Të drejtat e
njeriut dhe politika në Malajzi janë
shumë të ashpra për gratë, sepse
janë zona të dominuara vetëm nga
burrat, ndaj është shumë e rëndësishme
që gratë të çajnë përpara
me shumë kurajë. Nuk mjafton
vetëm të jesh pjesë e një organizate
feministe, por duhet të integrohesh
edhe profesionalisht në profesione
që bëhen nga meshkujt".