Rikthimi në NATO, qeveria franceze kërkon votëbesimin e parlamentit
Sarkozi: “Synimi ynë është të bashkëvendosim dhe jo të pranojmë vendimet e të tjerëve”
Blerina Olldashi
Qeveria franceze ka kërkuar dje votëbesimin e parlamentit për rikthimin e vendit në strukturat komanduese të Aleancës Veriatlantike. Presidenti Nikolas Sarkozi vendosi që Franca të ishte sërish anëtare me të drejta të plota në NATO pasi në këtë mënyrë vendi do të ishte më i sigurt dhe bashkëpunimi frytdhënës. Për Francën, ky është një hap historik dhe, sipas sondazheve, shumica e popullsisë është për heqjen dorë nga roli i veçantë që ka vendi i tyre. Presidenti Sarkozi dëshiron që vendi i tij të ketë më shumë ndikim në rrafshin ndërkombëtar si dhe më shumë poste komanduese në Aleancën Transatlantike. Ai punon pandërprerë në këtë drejtim dhe një prej argumenteve të tij është: “Ne dërgojmë ushtarë, ne rrezikojmë jetën e tyre, por ne nuk bëjmë pjesë në instancën që përcakton qëllimet dhe strategjitë. Ka ardhur momenti që kësaj t’i japim fund. Franca duhet të bashkëvendosë në vend që të pranojë vendimet e të tjerëve”.
Megjithatë, kritikët kanë shprehur mendimin se Perëndimi nuk ndodhet më në qendër të vëmendjes së botës. Sarkozi mendon se me anëtarësimin e Francës në NATO do të rritet vlera e rolit të europianëve në Aleancë. Kundërshtari politik i presidentit Sarkozi, ish-kryeministri Domenik de Villepin, mendon të kundërtën. Sipas tij, nuk është ky momenti i duhur për t’u rikthyer në strukturat komanduese ushtarake të NATO-s. “Perëndimi nuk ndodhet më në qendër të vëmendjes së botës. Përse duhet që Franca në këto momente të përqëndrohet te vendet perëndimore? Natyrisht që gjeografikisht ne jemi pjesë e Perëndimit dhe e Aleancës Transatlantike, por e gjitha nuk mund të kufizohet me kaq. Ne jemi edhe një vend lidhës i Lindjes me Jugun”, - është shprehur de Villepin. Në këtë rast lind pyetja: A e humbet Franca kështu pavarësinë kundrejt SHBA-ve? Rreth 40 deputetë konservatorë janë të këtij mendimi. Ata druhen se Franca në këtë mënyrë humb pavarësinë kundrejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Kritika të ashpra kanë ardhur sidomos nga opozita e majtë dhe politikani i qendrës Francois Baurou. “Gjatë luftës së Irakut, ne francezët ishim në gjendje të thoshim “jo”, ndërsa tani po e shesim kot këtë pavarësi”, - është shprehur ai. Por Sarkozi ka reaguar ndaj akuzave që i janë bërë: “Disa thonë se vendimi im është një tradhti ndaj gjeneralit de Gol, një afrim i madh me Uashingtonin dhe nëse do të ishim në strukturat komanduese ushtarake do të duhej të kishim marrë pjesë më 2003-shin në luftën e Irakut. Janë të gjitha gënjeshtra. Franca do t'i ruajë dhe zotërojë edhe më tej armët e saj atomike, duke ruajtur me këtë pavarësinë e saj bërthamore. Kjo ka qenë shumë e rëndësishme edhe për gjeneralin De Gol, kur vendosi 43 vjet më parë daljen e vendit të tij nga struktura ushtarake komanduese”, - është shprehur Sarkozi.
18 Mars 2009