E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Rimandatimi juaj, hov madhor për integrimin”

Shefi i Ekzekutivit, Sali Berisha merr urime nga Sekretari i NATO-s Rasmussen, kryeministri danez, etj

Kryeministri Sali Berisha vazhdon të marrë urime të përzemërta nga homologë të tij, nga vende të ndryshme të botës. Fitorja në zgjedhjet e përgjithshme të 28 qershorit, i atribuoi kryeministrit Berisha një mandat të dytë qeverisës, duke i dhënë një hov të padiskutueshëm projektit të tij për Shqipërinë Evropiane. Në këtë kuadër, kreu i qeverisë Berisha ka marrë dje një mesazh urimi kryeministri i Danimarkës Lars Løkke Rasmussen, me rastin e rizgjedhjes në krye të ekzekutivit shqiptar. Kryeministri i Danimarkës, Rasmussen i shpreh Kryeministrit Berisha urimet e përzemërta për rizgjedhjen dhe sigurimin për vazhdimin e bashkëpunimit të shkëlqyer midis Shqipërisë dhe Danimarkës. Kryeministri danez, mbështet projektin e Berishës për Shqipërinë Evropiane dhe jep garancinë e vendit të tij në këtë drejtim.
“Prioriteti kryesor i politikës së jashtme të qeverisë së Danimarkës këtë vjeshtë është arritja e një marrëveshje ambicioze mbi klimën në Kopenhagen, në muajin dhjetor. Kjo është një sfidë e vështirë, por ne jemi të vendosur të punojnë drejt këtij qëllimi. Angazhimi në nivelet më të larta politike është i një rëndësie të veçantë. Ndaj unë pres me shumë padurim të bashkëpunoj me Ju dhe t’Ju takoj në COP 15 (Konferenca e Kombeve të Bashkuara për Ndryshimet Klimatike), në Kopenhagen”, thuhet në mesazhin e kryeministrit danez, Rasmussen.
Po dje, kryeministri Berisha mori një mesazh urimi nga kryeministri i Vietnamit Nguyen Tan Dung. Ai shprehet se bashkëpunimi tradicional dhe miqësor mes dy vendeve, do të forcohet më tej, në frymën e interesit të përbashkët të popullit të Vietnamit dhe  të Shqipërisë për paqen, bashkëpunimin dhe zhvillimin në rajon dhe në botë.
Gjithashtu, kreu i qeverisë Berisha, mori një urim edhe nga kryeministri i Tajlandës Abhisit Vejjajiva. Kryeministri tajlandez shprehet se nën udhëheqjen e Berishës, marrëdhëniet e përzemërta midis Mbretërisë së Tajlandës dhe Republikës së Shqipërisë do të vazhdojnë të zhvillohen dhe prosperojnë në të gjitha fushat me interes të përbashkët, për të mirën e dy vendeve dhe popujve tanë.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›