E Shtunë, 31 Tetor 2026

Farmacia e natës, ku "mëkatarët", mbajnë radhë për kontraceptiv

Sipas farmacistes, Vokshina, personat që s'janë të martuar, tërheqin më shumë kontraceptivin e emergjencës. Bien tabutë

Nëse nuk do të ishte e hapur në orët e natës, shumëkush do ta gjente veten në situata tepër të vështira. Madje, "mëkatarët e natës", e quajnë si faramcinë shpëtimtare, pasi nuk kanë menduar gjatë ditës për të marrë masat mbrojtëse dhe kjo mund t'u kushtonte shumë. Bëhet fjalë për faramcinë e natës, e cila ndodhet në Bulevardin "Zogu i Parë" dhe produkti që tërhiqet më shumë, janë kontraceptivët, ndësa klientët më të gjendur, janë pikërisht dashnorët. Sipas farmacistes Donika Vokshina, pozitiv është fakti se, tashmë, shqiptarët kanë filluar të përdorin masa mbrojtëse, por shqetësim është fenomeni se pranë kësaj faramcie, paraqiten edhe adoleshentë. Ndërkohë, ajo shpejgon kategoritë e klientëve që paraqiten për të blerë kontraceptivë dhe sa të rrezikshme janë ato nëse përdoren pa kriter.

Përdoruesit:

"Ju lutem më jepni një kotraceptiv emergjence. Kam nevojë, më duhet patjetër...." - Ky është refreni që dëgjon çdo natë farmacistja me eksperiencë shumëvjeçare, e cila thekson se në orët e vona të natës, kontraceptivët janë shumë të kërkuara. "Kontraceptivi i emergjencës (postinori), në përgjithësi, kërkohet nga vajzat që nuk janë të martuara. Nëse kanë frikë se kanë mbetur shtatzanë, vijnë sa më shpejt për të tërhequr kontraceptivin që i shpëton nga një shtatëzani e padëshirushme", - pohon farmaciste Donika, duke shtuar se, ky kontraceptiv, i shpëton nëse e marrin brenda 72 orëve nga koha kur kanë realizuar kontaktin. Ajo që vihet re gjithnjë e më shumë, është fakti se, pranë kësaj faramcie, klientë janë bërë edhe adoleshentë, të cilët kërkojnë shpëtim për ato që kanë bërë në orët e vona të natës. "Po më vijnë edhe 17 apo 18-vjeçarë që kërkojnë kontraceptivë dhe, ndoshta, edhe me të vegjël. Sigurisht që nuk më vjen mirë që ka klientë në moshë kaq të vogël, por fundja, pozitiv është fakti që ata kërkojnë masa mbrojtëse", - pohon farmacistja. Ndërsa gratë e martuara, sipas saj, nuk janë të inetersuara për kontraceptivin e emergjencës, por për kontraceptivë mujorë, pasi planifikimi i tyre, duket se nuk është spontan. "Sa i takon prezervativëve, të cilët janë më të kërkuarit, duket se janë të gjithë të interesuar: të martuarit dhe të pamaruarit, femrat dhe meshkujt, pasi të gjithë i blejnë ato", - pohon farmacistja.

Bien tabutë

Nëse më parë kishin turp t'i kërkonin dhe përdornin fraza të ndryshme në vend të fjalës kontraceptiv, tashmë nuk kanë turp t'i kërkojnë ato. Madje, i kanë mësuar edhe mënyrat e përdorimit dhe, për farmacisten, klientët janë bërë pothuajse të gjithë të njohur. "Mund të them se tashmë, shqiptarët, kanë kulturë mbi përdorimin e kontraceptivëve dhe, kjo, është shuëm pozitive, pasi mund të shëptojnë nga sëmundjet seksulisht të transmetueshme dhe shtatzanitë e padëshirueshme", - pohon farmacistja. Por, nga ana tjetër, ajo pohon se, disa nga kontraceptivët, sidomos ato të emërgjencës, mund të jenë negativë për shëndetinm nëse përdoren pa kriter.

Farmacistja: Para viteve '90 i përdornin intekektualët, tashmë edhe prostitutat

Para viteve '90 ekzistonin prezeravtivët, por klientët ishin më të zgjedhur dhe, pikërisht intelektualët. Ndërsa sot, pranë kësaj farmacie, i gjen të gjitha kategoritë e personave që kryejnë mardhënie seksuale. Farmacistja Donika Vokshina, pohon se ka plot 21 vjet, që shërben në Farmacinë e Natës dhe është ndeshur me të gjitha kategoritë e klientëve. "Ndoshta shumëkush mund të mendojë se para viteve '90 nuk ka patur kontraceptivë, por në fakt, nuk ka qenë kështu. Sigurisht që ato nuk ishin kaq cilësorë dhe të moderuar si sot, por kanë ekzistuar" - pohon farmacistja, duke shtuar se: "ndryshimi ka qenë vetëm tek kategoritë e klientëve". Sipas saj, para viteve '90, prezervativët i blinin vetëm intelektualët, pasi për një pjesë të madhe të popullsisë, jo vetëm që nuk përdoreshin, por as nuk njiheshin. Ndërsa, në ditët e sotme, sipas farmacites, janë të gjitha kategoritë pa përjashtim. "Në farmaci vijnë edhe prostitutat që të këkokojnë kontraceptiv. Tashmë e kanë frikën të gjithë nga sëmundjet seksualsiht të transmetueshme, pasi edhe infromacini ndaj tyre, ka qenë më i bollshëm", - pohon farmacistja Donika Vokshina.

Specialistët: Ja pasojat dhe anët pozitive të kontraceptivëve

Shmangen disa sëmundje të rënda, seksualisht të transmetueshme. Madje, edhe ndonjë shtatëzani e padëshirueshme, gjë që do t'i dërgonte gratë drejt aborteve. Këto pasoja, pra, mund të shmangen pikërisht nga përdorimi i kontraceptivëve. Këto janë disa nga anët pozitive të përdorimit të kontraceptivëve, ku, sipas specialistëve të Institutit të Shëndetit Publik, njerëzit, në përgjithësi, kanë filluar të ndërgjegjësohen ndaj këtij rreziku. Por, nga ana tjetër, specialistët theksojnë se, kontraceptivët që merren me hapa, nëse përdoren pa kriter, mund të sjellin pasoja shumë negative si, faktin që nuk mund të kenë fëmijë.

"Mendoj se problematike mbeten zonat rurale, pasi atje, shpesh, mungon informacioni, madje në shumë nga këto zona, nuk ka as farmaci ku të shiten kontraceptivët. Pasoja të kësaj, janë sidomos, shtatëzanitë e padëshiruara, që stimulojnë aborte dhe shpesh përfundojnë me pasoja të rënda për shëndetin e grave",- pohojnë specialistët e ISHP-së.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›